Arkeologët mund të jenë buzë zbulimit të gërmadhave nën një kishë të lashtë e cila mund të jetë strehë e eshtrave të Babadimrit të shenjtë.
Me vendndodhje në provincën Antalia në jug të Turqisë, Demre njihet si vendi i lindjes i të krishterit të shenjtë, Nicholas, i cili është shumë i admiruar.
Arkeologët besojnë se në këtë kishë mund të jetë varri i padëmtuar dhe eshtrat e të shenjtit të admiruar, shkruan MailOnline.
Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë do ta zgjidhë një debat shumë të vjetër rreth asaj se ku ishte varrosur ai, si dhe do t’i shuaj shpresat e miliona fëmijëve.
I njohur për dhënien e dhuratave dhe bamirësisë për ta varfrit Nicholasi i shenjtë nga shekulli i katërt ishte frymëzimi prapa legjendës së Babadimrit.
Librat e regjistrimit thonë se Niscolas ishte varrosur në kishën që mban emrin e tij.
Megjithatë, vendndodhja e trupit të tij gjithmonë ka qenë mister – deri tani.
Zbulimet e fundit mbështesin pohimet se Nicolas ishte lindur në shekullin e tretë dhe kishte jetuar e vdekur në Turqi.
Megjithatë, varri shtrihet nën një mozaik prandaj pllakat duhet të hiqen në mënyrë të kujdesshme.
“Mendojmë se ky varr nuk është dëmtuar aspak, por është vështirë të shkojmë te ai pasi që ka mozaikë në dysheme”, ka thënë Shefi i Autoritetit të Monumenteve në Antalia, Cemil Karabayram.


