Gjatë një operacioni të madh policor që nisi ditën e sotme nga policia e durrësit u ndaluan disa persona dhe në pranga ranë 4 prej tyre.
Njoftimi i policisë:
“Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.”
Të katër personat janë nën akzat për shpërdorim detyre duke qenë se kanë abuzuar me pronat kryesisht detare.
Skema e falsifikimit ka rezultuar e njejtë në të gjitha rastet: toka ranore kthehej në tokë truall.
Një tjetër e arrestuar për të njëjtat akuza është Ornela Shemlikaj nga fshati Ishëm. Ornela SHemlikaj është punonjëse në Bashkinë Durrës.
Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm, e datëlindjes 18.03.1994.
Shëmlikaj ka lindur dhe është banuese në Ishëm Durrës, duke u bazuar në akuzat e mësipërme është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
AlpeNews.al




