• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENVER ROBELLI/ Kevini, “ylli” i ri i politikës gjermane që mund të trondisë Bashkimin Europian
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Kevini, “ylli” i ri i politikës gjermane që mund të trondisë Bashkimin Europian

9 February, 2018 Redaktor1 Blog

Kevin Kühnert quhet ylli më i ri i politikës gjermane. Ai është 28-vjeçar, kryetar i forumit rinor të Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe mund të shkaktojë një krizë politike në mbarë Bashkimin Erupian. Kühnert është kategorisht kundër koalicionit të partisë së tij me konservatorët e kancelares Angela Merkel. Më 4 mars vendosin mbi 400 mijë anëtarë të SPD-së në referendum.

Kevin Kühnert është vetëm 28-vjeçar, por nëse projekti i tij ka sukses, atëherë ai mund të pengojë krijimin e qeverisë së re gjermane, të fusë në krizë të thellë Gjermaninë dhe bashkë me të edhe Bashkimin Europian. Kühnert nuk ka aq përvojë në politikë, hapat e parë parlamentarë ai është duke i bërë në një kuvend rajonal diku në Berlin, atje ku nuk flitet për krizat e botës, por për gëlqerosjen e shkollës lokale.

Megjithatë, Kevin Kühnert është vënë në krye të një projekti që mund të ketë pasoja për partinë e tij. Kühnert është kryetar i forumit rinor (Juso) të Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe po e mobilizon bazën që më 4 mars të votojë në një referendum të brendshëm partiak kundër aleancës së SPD-së me CDU-në e kancelares Angela Merkel.

Tradicionalisht anëtarët e forumit rinor të SPD-së janë më radikalë se funksionarët me flokë të thinjura ose pa flokë fare. Kështu ka qenë edhe në vitet kur shef i forumit rinor të SPD-së ishte Gerhard Schröderi, i cili më 1998 u bë kancelar i Gjermanisë në qeverinë e SPD-së me të Gjelbërit e Joschka Fischerit.

I pakompromis është edhe Kevin Kühnert. Ai hedh poshtë një koalicion me partinë e Angela Merkelit me argumentin se SPD po tkurret vazhdimisht si parti duke i shërbyer kancelares konservatore. Kështu mendonin edhe krerët e SPD-së pas zgjedhjeve të shtatorit, ku partia pësoi një disfatë historike.

Shefi i partisë Martin Schulz tha se SPD do të shkonte në opozitë. Këtë qëndrim ai dhe udhëheqës të tjerë të SPD-së e kanë përsëritur disa herë, por pas dështimit të negtociatave për koalicion mes CDU-së së Merkelit, Liberalëve dhe të Gjelbërve, SPD ka bërë një kthesë për 180 shkallë dhe ka pranuar të bashkëqeverisë me partnerin e deritanishëm – CDU dhe partinë e saj simotër CSU.

Në një reagim në Twitter Kevin Kühnert ka shkruar se është i tronditur nga vendimi i partisë së tij. Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që në referendumin e 4 marsit të hedhin poshtë koalicionin. Që nga fillimi i janarit në SDP janë regjistruar gati 25 mijë anëtarë të rinj. Supozohet se shumica kanë hyrë pas apelit të Kevin Kühnert për të rrëzuar koalicionin e madh.

Rezistencën e tij kundër këtij koalicioni Kühnert e kishte paralajmëruar në kongresin e partisë në janar: «Asgjë nuk është romantike në opozitë. Dhe unë nuk kam hyrë në këtë parti për të bërë opozitë. Por as nuk kam hyrë që vazhdimisht ta shohë duke u përplasur për muri. Ne jemi të interesuar që të mbetet diçka nga ky dyqan. Dhe momentalisht nuk po shoh se po ndjekim strategji për të mbetur diçka».

Me fjalimin e tij të furishëm Kühnert u bë i njohur në mbarë Gjermaninë. Ideja e tij thellësisht majtiste është kjo: nuk duhet t’u jepet diçka vetëm atyre që kanë pak, por t’u merret edhe atyre që kanë shumë. Për Kühnert konsevatorët i marrin parasysh vetëm interesat e të pasurve dhe nuk investojnë në të ardhmen e të rinjve.

Me retorikën e tij të ashpër Kühnert është bërë popullor edhe në media. Disa prej tyre janë dashakeqëse. Gazeta «Bild» e quajti «vogëlush», një moderatore iu drejtua me Kleinert në vend të Kühnert, (Klein domethënë i vogël), një moderator tjetër e pyeti nëse i pyet prindërit para se të marrë vendime politike. Kühnert nuk bëhet merak kur ballafaqohet me pyetje të tilla. Kur një gazetar e pyeti nëse ende jeton në konvikt, Kühnert u përgjigj përmes Twitterit: «Do të filloj t’u përgjigjem pyetjeve të tilla gjithsesi relevante sapo t’i pyesin Merkelin dhe të tjerët nëse përherë e lëpijnë kapakun kur hanë jogurt».

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ U kap duke thithur kokainë, këngëtares i del "zogu" pa dashje dhe lë nam në event
Previous article (FOTO) Princeshë Elia feston ditëlindjen, ja të ftuarit specialë në shtëpinë e saj

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT