• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Edhe DREJTORESHË shkolle edhe AVOKATE”. Ja SKANDALI që përfshiu gruan nga Lezha
Home
Sociale

“Edhe DREJTORESHË shkolle edhe AVOKATE”. Ja SKANDALI që përfshiu gruan nga Lezha

8 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare të Shpërdhetit, “Adem Myrto” në Mamurras, e cila jep lëndën e historisë, njëkohësisht ushtron edhe profesionin e avokates, por në orarin e punës së shtetit.

Menjëherë pasi morën sinjalizim për këtë fakt, iu drejtuan Gjykatës së Apelit në Tiranë në 17 janar 2018.

Në sallën e pritjes, drejtoresha Flora Myrto, e shoqëruar nga bashkëshorti, ishin të pranishëm në sallën e pritjes në gjykatë. Nga qendra e zërit dëgjohet të thërritet emri i saj për t’u paraqitur në sallën e gjyqit. Mësohet se ajo ishte aty për një proces gjyqësor si avokate mbrojtëse e një qytetari nga Fushë-Mamurrasi, i cili ishte i akuzuar për abuzime gjatë procesit zgjedhor.

Për ta vërtetuar më mirë, iu drejtuan edhe në shkollën ku ajo drejton dhe jep mësim. Herën e parë ata e gjetën shkollën e mbyllur, edhe pse kishin shkuar rreth orës 12:00, duke qenë në dijeni se shkolla bën mësim me dy turne.

Por, në shkollë nuk ka asnjë njeri. Herën e dytë ata takojnë një mësues, por gjurmë të drejtoreshës nuk ka as edhe kësaj here.

Në bisedë me mësuesin, ai u tregon se drejtoresha punon edhe si avokate. “Nuk bën shumë procese gjyqësore, bën vetëm për të afërmit e vet”, pohon mësuesi.

Disa ditë më pas drejtoresha, pranoi të flasë përpara kamerës.

Ajo e pranoi se e ushtronte profesionin e avokates, por pohoi se e bënte këtë në mënyrë sporadike.

“Po unë në mënyrë sporadike e kam ushtruar profesionin e avokates ose le të them më mirë konsulente ligjore. E kam bërë vetëm për njerëzit e mi. Tani unë do t’i ndihmojë njerëzit e mi, por sporadikisht”, u shpreh Flora Myrto.

Në këto rrethana, gazetarët iu drejtuan Drejtorisë Arsimore Kurbin.

Drejtoresha Majlinda Cara tha se institucioni që ajo drejton nuk është në dijeni të kësaj situate.

“Nëse drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Shpërdhet punon si avokate në orar të punës, ajo shkel ligjin pa diskutim. Nëse ju na mundësoni edhe pamjet filmike, edhe ne do të marrim masë”, përfundon drejtoresha e DAR-it Kurbin, Majlinda Cara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA/ Shkullaku: Është bërë KORRUPSION edhe me rrugën Durrës-Kukës, por ...
Previous article SKANDALI I RRUGËVE/ Si VODHI 35 MILIONË dollarë pa asnjë studim KONKRET ish-drejtori Dashamir Xhika

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT