• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptarët e Kosovës në burgjet e diktaturës, letra drejtuar Enver Hoxhës
Home
Dossier

Shqiptarët e Kosovës në burgjet e diktaturës, letra drejtuar Enver Hoxhës

8 February, 2018 luljetaautor Dossier

Studiuesi i periudhës së komunizmit Kastriot Dervishi, ka publikuar një letër që pretendon se ka për autor një shqiptar me origjinë nga Kosova, i burgosur në kampet e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Kosovari i drejtohet Enver Hoxhës, duke i kërkuar që ta lironin, duke qenë se në Shqipëri kishte ardhur për një jetë më të mirë, si patriot.

“Historitë e shqiptarëve të Kosovës që erdhën në Shqipëri për të shpëtuar nga keqtrajtimi jugosllav e për të gjetur lumturinë janë të shumta. Ka qenë një gjenocid tjetër që regjimi internacionalist i Enver Hoxhës ushtroi mbi këtë pjesë të kombit shqiptar, të cilën e struku nëpër ferma, kampe, e shumë prej tyre edhe i burgosi. Prej këtij keqtrajtimi, në vite të ndryshme, shumë prej tyre kërkuan të riatdhesohen. Më poshtë paraqitet një letër drejtuar diktatorit, pjesë e një praktike voluminoze mbi keqtrajtimin dhe sjelljen kriminale ndaj shqiptarëve të Kosovës” – shkruan Dervishi.

Letra

I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në NBSH “Çlirimi” sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu.

Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.

Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.

Seman, më 15.12.1957

Me nderime

Mark Gjolaj

NBSH “Çlirimi” sektori Seman, Fier

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çmendet Liverpooli, ofron 150 milionë për Asension
Previous article “Nga momenti në moment pritet të më arrestojnë”, Izet Haxhisë i mbërrin VENDIMI I GJYKATËS: Prangat s’ma marrin dot lirinë

luljetaautor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT