Historiani Arben Llalla me anë të një fotoje ka hedhur akuza mbi publicistin Orfea Beci, i cili u përfshi në një debat para disa ditësh me Shpëtim Idrizin.
Llalla ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet Beci në krah të Anastas Janullatosit, dhe shkuar se publicisti është pjesë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Po ashtu historiani thotë janë përsëri njerëzit e Kryepeshkop Anastasit që provokojnë shqiptarët duke i ofenduar.
- Postimi i Llallës
Me rreth të kuq është Orfea BECI, që thirret si gazetar, por ai është pjesë e KOASH, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Orfea BECIA para disa ditësh në TV NEWS24, e quajti Çështjen Çame, çështje ullinjsh, por Shpëtim Idrizi i tha pyet gruan në shtëpi për Çështjen Çame. Siç shihet janë përsëri njerëzit e Kryepeshkop Anastasit që provokojnë shqiptarët duke i ofenduar. Gruaja e Orfea Becit është me origjinë çame, pra kur ka ofenduar çamët ka ofenduar gruan dhe fëmijët e tij Orfea Beci, njeriu besnik i Janullatosit.



