• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ “Saimirin e ngacmonte ish-gruaja me mesazhe”, i ati i 24-vjeçarit rrëfen SMS e ‘çuditshme’
Home
Sociale

DETAJET E REJA/ “Saimirin e ngacmonte ish-gruaja me mesazhe”, i ati i 24-vjeçarit rrëfen SMS e ‘çuditshme’

8 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Babai i 24-vjeçarit që tentoi të arratisej nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër bën thirrje për lirimin e djalit. Thoma Ahmeti pretendon se të birit i është ngritur kurth nga nëna dhe ish-gruaja e tij.

I ati i të riut rrëfen se, Saimiri ka qenë i martuar për rreth 8 muaj dhe më pas nga problemet në çift erdhi dhe ndarja. “Ishin të martuar dhe më 2 janar u nda me ish-gruan e tij. Pas 11 ditësh i dërgon mesazh, ‘hajde, se nuk jetoj dot më pa ty’. Dhe djali shkoi për ta takuar, por ato i bënë një kurth, e ëma bashkë me vajzën”, shprehet babai i 24-vjeçarit.

Thoma Ahmeti, duke pretenduar pafajësinë e djalit të tij, bën thirrje për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa nga ana tjetër shprehet se çështjen do ta ankimojë deri te Presidenti i Republikës.

“Ne mezi e kemi rritur djalin. Atë e akuzon ish-vjehrra, sepse nuk do që të marrë vajzën e saj. Ne jemi familje e rregullt dhe ju mund të pyesni, se çfarë familje jemi ne. Djali është i pafajshëm dhe ai u tremb nga frika, sepse është akoma fëmijë dhe prandaj e bëri atë veprim duke u arratisur. Nuk e prisja të bënte këtë veprim. Unë do kërkoj dhe ndihmën e Avokatit të Popullit, sepse nëse djali im pëson gjë, atëherë Policia do mbajë përgjegjësi”, shprehet Ahmeti.

24-vjeçari rezulton se është arrestuar më 24 janar me urdhër të Prokurorisë Sarandë, pas denoncimit të bërë nga ish-gruaja e tij.

Vendimin e Gjykatës së Sarandës për ta hetuar në arrest me burg, avokati i 24-vjeçarit e apeloi në Gjirokastër.

Por, edhe Gjykata e Apelit në Gjirokastër la në fuqi të njëjtin vendim.

Në bazë të hetimeve, rezulton se 24- vjeçari ka përndjekur dhe kërcënuar ish-bashkëjetuesen e tij, Bleona H., 18 vjeçe, të dy banues në fshatin Vanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah ndjen mungesën e Coutinhos
Previous article URDHRI/ Tre ditë në krye të policisë, Ardi Veliu 'përcakton' gardarobën e POLICËVE

g.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT