Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimi, i ka bërë thirrje qeverisë në Kuvend ë tërheqë votën kundër SHBA-së në OKB dhe të informojë Kuvendin për vendimet që merr kur ato janë me rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë. Mbi të gjitha, të mos shfaqë arrogancë ndaj një vendi partner strategjik si SHBA-ja, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe Kosovën.
Gjosha po ashtu i kërkoi qeverisë që para se të gëzohet për hapjen e negociatave me BE-së, më parë të plotëspjë kriteret që i kërkohen, pasi nëse do të shikoheshin prioritet që duhet të përmbushë, nuk gjen asnjë prej tyre të përmbushur, duke filluar që nga kaosi në administratë, zgjedhja e kryprokurores pa Veting, zgjedhja e anëtarëve me probleme në organet e drejtësië si KLGJ e KLP e deri tek largimi në masë i shqiptarëve jashtë vendit.


