• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Inter nënshkruan me Lautaro Martinez, nis sulmin për Torreirën
Home
Futboll

Inter nënshkruan me Lautaro Martinez, nis sulmin për Torreirën

8 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Ndonëse merkatoja e verës do edhe disa muaj të hapet, Interi ka bërë edhe goditjen e parë. Zikaltrit kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me sulmuesin argjentinas të Racing, Lautaro Martinez, i cili do t’i bashkohet Interin nga vera e këtij viti.

Drejtuesit e Interit, të ndihmuar edhe nga Diego Milito, që mban një post drejtues te skuadra e Racing-ut, kanë mposhtur konkurrencën e Realit të Madridit dhe Chelseat, në garën për të rrëmbyer sulmuesin 21-vjeçar. Zikaltrit do të paguajnë rreth 21 milionë euro për kartonin e Martinezit, aq sa ishte e parashikuar në klauzolën e prishjes së kontratës së tij.

Djaloshi luan prej 2015-ës te Racing, ndërsa në 35 ndeshje, ka shënuar 16 gola dhe cilësohet si një Diego Milito i ri. Të shumta janë zërat që thonë se do të jetë pikërisht Martinez, ai që do të marrë vendin e Icardit, nëse kapiteni do të largohet në verë.

“Kam folur me Zanettin dhe Simeonen, ndërsa Diego Milito më ka treguar më shumë për Interin dhe atë që kjo skuadër përfaqëson. Unë do të doja të rrija gjithë jetën te Racing, por e di që kjo është e pamundur”, tha Martinez.

Ndërkohë orët e fundit, mediat italiane raportojnë se Interi po punon për të afruar një tjetër futbollist në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Sampdorias, Lucas Torreira, një 22-vjeçar mjaft interesant, që po shkëlqen këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Klauzola e prishjes së kontratës së uruguaianit është 25 milionë euro dhe Ausilio po punon për të përfshirë në marrëveshje edhe sulmuesin e ri, Andrea Pinamonti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Google largon 36 aplikacione të rreme në ‘Android’
Previous article Zyrtare: Patrice Evra firmos me West Ham deri në fund të sezonit

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni Futboll

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën Futboll

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare Futboll

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT