“Ndonjëherë dremis gjatë kohës që lutem!” Ka qenë ky rrëfimi i Papa Françeskut në një program televiziv italian. Sipas Atit të Shenjtë, dremitja gjatë lutjes është praktikuar edhe nga të tjerë shenjtorë dhe e bën besimtarin e krishterë të ndihet si fëmijë në duart e Zotit.
Një rrëfim i sinqertë nga Papa Françesku: ai ndonjëherë dremit gjatë kohës që lutet. Ati i Shenjtë e pranoi këtë në një episod të programit televiziv Catholic TV2000 që gjithashtu publikohet në platformën Youtube.
“Kur lutem, ndonjëherë më zë gjumi. Shën Tereza e bënte gjithashtu,” u shpreh Papa 80-vjeçar, duke iu referuar shenjtores katolike të shekullit të 19.
Sipas Atit të Shenjtë, dremitja gjatë lutjes në fakt e gëzon Zotin dhe të krishterët ndihen si fëmijë në krahët e baballarëve të tyre nëse e bëjnë këtë gjë.
Papa argjentinas e udhëheq Kishën Katolike që prej vitit 2013 dhe ka një axhendë të ngarkuar me vizita të shumta ndërkombëtare dhe dalje publike.
Ati i Shenjtë është bërë i njohur për disa nga reformat e tij të moderuara dhe përdimin e gjuhës së thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në komunikimet e tij.
Sipas raportimeve, Papa zakonisht bie në shtrat rreth orës 21:00 dhe zgjohet rreth orës 04:00 çdo mëngjes, gjithnjë referuar kohës lokale.
/AlpeNews/


