• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çitaku në OKB përballet me Daçiç: Askush nuk do ta shfuqizojë Specialen
Home
Rajon

Çitaku në OKB përballet me Daçiç: Askush nuk do ta shfuqizojë Specialen

7 February, 2018 g.autor Rajon

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po diskuton sot raportin e fundit të sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë për një periudhë katërmujore.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ka thënë se ky muaj është i posaçëm për të dhe kosovarët pasi më 17 shkurt, Kosova do të festojë 10-vjetorin e saj të parë të pavarësisë.

Fjalimi i plotë i Vlora Çitakut

Ka shumë vende anëtare të OKB që i kanë dhënë shumë gjëra Kosovës. Nuk mund të mos e përmend udhëtimin e Kosovës deri këtu.

Shpesh pyes veten si do të duket Kosova pas 10 vitesh apo 100, sa kemi qenë të mirë si demokraci, sa mirë kanë përformuar institucionet tona, sa ka evoluar shoqëria jonë.

Tani pas 10 vitesh, Kosova është njohur nga një shumicë dërmuese e vendeve të botës dhe është anëtare e një numri të madh organizatash.

Jemi gjithashtu në dijeni se nuk do t’ia dilnim pa përkrahjen tuaj të palëkundur. SHBA kanë qenë pranë nesh dhe në kohët tona më të errëta dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë.

Sot e falënderoj një njeri, që kur erdhi në Kosovë e gjet vendin në rrënoja, të shkatërruar nga vuajtjet dhe dhimbjet e luftës, por ai ishte iniciatori që t’i bashkojë njerëzit tonë dhe të themelojë OKB në Kosovë.

10 vitet e shtetësisë na kanë mësuar se pavarësia nuk është e mjaftueshme, liria dhe ushqimi në sofër nuk janë të vetmet, neve na duhet arsimi e shumë gjëra tjera. Shtetësia nuk ka të bëj vetëm me ndërtimin e shtetit, sektori i OJQ janë po ashtu të rëndësishme për ne dhe janë forcë shtytëse e jona.

Kosova gëzon lirinë më të madhe të fjalës më shumë se shtetet tjera, e kjo është meritë e gazetarëve të Kosovës të cilët nuk përkulen asnjëherë dhe nuk komprometojnë.

Në Kosovë kemi shoqëri civile që vijnë të mobilizohen rreth çështjeve nga lufta, gjykata speciale e deri të ndotja e ajrit.

Derisa institucionet tona mund të kenë mangësitë tyre, e vërteta e pa refuzueshme është se shoqëria jonë duhet menjëherë të reagoj për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Pavarësisht asaj që ka ndodhur të kaluarën, vrasja e Ivanovic nuk ka nxitur urrejtje, përkundër saj, kosovarë dhe serbët janë pajtuar se krimi në veri duhet të fajësohet.
Ne nuk do të lëmë kurrë këtë rast pa u zbardhur derisa kryesit e krimit të sillen para drejtësisë.

Sa i përket gjykatës speciale, Kosova ka një numër rekord të pashkollimit. Ajo që dihet është se asnjë shqiptar i Kosovës nuk ka menduar ti ik drejtësisë, e është fakt se më shumë janë ndjek nga drejtësia serbë se sa shqiptarë.

Asnjë gjykatë nuk mund të rishkruaj historinë apo të imponoj moral, shtypësi dhe i shtypuri janë të definuar në historinë tonë.

Njerëzit dëshirojnë drejtësi dhe askush nuk do ta shfuqizoj atë gjykatë. Kosova kërkon llogari do ditë nga të zgjedhurit e saj, Kosova nuk është një parajsë ka akoma shumë sfida para saj.

Për çdo mangësi institucionale ka një storie suksesi, qytetari që shkon përkundër pritjeve dhe kufijve, ka shumë për tu bërë akoma në Kosovë, ka klasë të stërngarkuara, ka njerëz me shumë të arritura.

Kosova ka shumë pengesa para saj, është Majlinda Kelmendi që më bën të shpresoj. Ajo është aty për të na ngritur vullnetin tonë, ajo me tjerat luftojnë për drejtësi dhe norma sociale, ato guxojnë të ëndërrojnë.

Sot po takohemi një ditë pasi BE publikoi strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ajo që u tha qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të kenë marrëveshje ligjore.

Më shumë se kurdoherë është e qartë se një status quo nuk do të thotë normalizim. Sa më herët që Serbia e njeh Kosovën do të jetë aq më mirë për regjionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Gjergj Leka! I bën Rudina Magjistarit surprizën më të veçantë ndonjëherë...
Previous article FILLON LUFTEN ME GAZETARET/ Sali Berisha sulmon Blendi Fevziun, Artan Hoxhën, Mustafa Nanon dhe Sokol Ballën

g.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT