• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIKU NGA SHEMBJA/ Mbërrijnë në GJIROKASTËR forcat e armatosura. Situata drejt normalitetit
Home
Sociale

RREZIKU NGA SHEMBJA/ Mbërrijnë në GJIROKASTËR forcat e armatosura. Situata drejt normalitetit

7 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Forcat e ushtrisë kanë mbërritur pasditen e sotme në “Kodër Shtuf” për të larguar baltën dhe dherat që kanë pushtuar tre katet e para të pallatit 8-kate.

FA ka nisur aksionin me fadroma dhe mjete të tjera për të larguar të gjithë dherat, ndërkohë që banorët kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata insistojnë që të futen forcërisht brenda në banesë, por kryebashkiakja ka urdhëruar që asnjë nuk duhet të futet deri në një vendim të dytë.

Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar hetimet, ndërsa zona është e rrezikuar, pasi reshjet e shiut pritet që të rikthehen me intensitet dhe rreziku mund të rritet.

Deputeti i PS, Flamur Golemi shprehet se pushteti qendror do u qëndrojë pranë banorëve, ndërsa ushtria do të vijojë punën deri në largimin e plotë të dherave. “Jemi pranë banorëve, puna e ushtrisë do të vijojë. E mirëkuptoj edhe humbjen e durimit nga banorët, është një fatkeqësi natyrore, por ka ndikuar edhe dora e njeriut. Do të gjejmë edhe përgjegjësit për këtë që ka ndodhur.

Do të vijojmë që të jemi pranë banorëve.

E gjithë kjo zonë, ka nevojë për ndërhyrje të thellë, për të parë edhe shkaqet, pasi jemi përpara një fenomeni të përsëritur” deklaroi ai.

Pallati 8-kate në Gjirokastër në lagjen “Kodër Shtuf” u bllokua nga dherat dhe rrëshqitjet pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në fundjavë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen konkurrentët e parë të 'Dancing with the Stars Albania'. Mësojini tani! (FOTO)
Previous article Reperi shqiptar LË NAM, bën veprimin e pahijshëm në mes të koncertit (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT