Një moment pikant gjatë Asamblesë së Përgjithshme, ndodhi në momentin kur njëri prej komisionerëve të verifikimit të zgjedhjeve, Iljaz Haxhiraj, përmendi edhe emrin e Lulzim Bashës, si kandidat për anëtar në Komitetin Ekzekutiv, menjëherë pasi lexoi edhe emrin e kandidatit që është njëkohësisht edhe deputet i PD, Enklejd Alibeaj.
Haxhiraj, që ishte edhe përfaqësues i Shoqatës Rajonale Fier, bëri këtë batutë dhe në sallë plasën të qeshurat nga të pranishmit.