• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VRASJET E PERNDJEKJET, TEK TRAFIKU I FËMIJËVE/ Të gjitha rastet kur STUDENTET janë përfshirë në krime (FOTO)
Home
Ekskluzive

NGA VRASJET E PERNDJEKJET, TEK TRAFIKU I FËMIJËVE/ Të gjitha rastet kur STUDENTET janë përfshirë në krime (FOTO)

7 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Ditëve të fundit kemi hasur shpesh raste të të rinjve, studentëve që për shkaqe nga me të ndryshmet janë arrestuar duke i humbur keshtu mundësitë vetes për të ardhmen e tyre.

AlpeNews.al
ju sjell ngjarje të tjera të ngjashme. Nga përndjekjet tek tentativa për përdhunime dhe trafikimin e fëmijëve.

Ngjarja me e rëndë e këtyre muajve, është ajo e Arielës dhe Aldisonit. Dy studentë që dikur kishin qënë në lidhje,të paktën siç edhe u tha, ishin ndarë për arsye ende të paditura.

Aldisoni mori masat ekstreme dhe qëlloi Arielën me plot katër plumba për “katër vite” lidhje, sic u quajt në fillim, e më pas qëlloi edhe veten. Ky krim pasioni, në dukje, e la studenten 21 vjeçare të vdekur në vend, dhe Aldisonin vetë (23 vjeç) disa ditë në koma për ti dhënë fund jetës edhe ai në datën 28 janar. Të dy i nderprenë pergjithmonë ëndrrat e tyre, Ariela për tu bërë një juriste e zonja e Aldisoni për të ndjekur shkollën e mjekësisë.
Rasti në fjalë pati shumë reagime dhe duket se ende vazhdon të “prodhojë” debat në opinionin publik.

Sot, I riu Saimir Ahmeti ,u arrestua nga policia e Delvinës për përndjekjen e vazhdueshme dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, Bleona Habibi, 18 vjeç. Mësohet se familja e vajzës nuk ka qënë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.

Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’. Ai e ka pritur me shumë qetësi masën e sigurisë, më pas kërkoi të shkojë në tualet, ku i kërkoi policit që e shoqëronte t’i zgjidhë duart.Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit.

Begsim Isa, 22-vjeçari nga Kukësi akuzohet se tentoi të trafikojë në Kosovë një 8-vjeçar të cilin e mori me vete përmes mashtrimit. Fatmirësisht i mituri arriti të shpëtohet në kohë nga forcat e policisë të cilat prangosën Begzim Isën.

Por, i riu nga Kukësi dyshohej edhe për zhdukjen e vajzës Bleona Mata, dyshime të cilat nuk u provuan asnjëherë. Bleona u zhduk 5 vjet më parë në Zapod të Kukësit, i njëjti fshat nga ku u rrëmbye dhe i mituri 8-vjeçar.

Një student 19-vjeçar është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ka tentuar të përdhunojë pedagogen e tij, disa vite më të madhe në moshë. Armand Prapa është denoncuar nga vetë pedagogia, pasi sipas saj studenti e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme atë, madje kishte arritur deri në tentativën për ta përdhunuar në banesën e gruas. Gjë të cilën studenti e mohoi duke thënë se kishte pasur një lidhje 6-mujore me pedagogen, dëshmi e cila nuk iu pranua.

Irind Kateshi, studenti 21- vjeçar ka tentuar të rrëmbejë një vajzë në zonën e Saukut, në Tiranë. I riu e përndiqte prej disa muajsh vajzën 18 vjeçe, derisa një natë e ka pritur para një lokali duke tentuar ta fuste me forcë në makinën e tij tip “BMW X6”.
Vetë i arrestuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshenten dhe t’i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente. 
Dëshmia e vajzës duket se ishte me e fortë se e Kateshit pasi ky i fundit u la në burg me akuzën e përndjekjes. 
Kush është Irind Kateshi, “bosi” 21 vjeçar që përndiqte studenten Xhoana 18 vjeçe:

22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur që e kishte edhe kushërirë të afërt. Po ashtu, bëhet e ditur se dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është ‘tërbuar’ nga inati, dhe e ka qëlluar me kallashnikov, që fatmirësisht nuk e kanë prekur vajzën.

Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit. 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komisioneri fut Lulzim Bashën në listën për anëtar Komiteti? Në sallë ja plasin të qeshurës (VIDEO)
Previous article MOTI I KEQ/ Ndërpritet ANKORIMI I TRAGETEVE në PORTIN E DURRËSIT. Shkak kryesor DALLGËT e mëdha

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT