• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fino uron Dukën por, konteston rezultatin: Procesi i parregullt, do e ndjek në CAS dhe FIFA
Home
Breaking News

Fino uron Dukën por, konteston rezultatin: Procesi i parregullt, do e ndjek në CAS dhe FIFA

7 February, 2018 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Futboll, Sport

Bashkim Fino ka reaguar pas mbylljes së procesit të numërimit të votave ku Armand Duka është shpallur President i ri i FSHF.

Fino ka polemizuar duke u shprehur se ishte një proces i parregullt nga listat e delegatëve.

“E prisja këtë, nuk jam i zhgënjyer”- tha Fino, për mediat, duke deklaruar se ai e kundërshton procesin si të parregullt dhe për këtë ka të drejtë ta kontestojë atë në instancat përkatëse.

Sipas tij, “vendosja e delegatëve nga ana e Federatës pengoi për diferencën dhe që Duka fitoi sot. Nëse ke një listë të pandershme përpara dhe nuk mund të thyesh rezultatin”- tha ai. Ai ka deklaruar se do te vazhdoje betejen ligjore.

JA DEKLARATA E PLOTË E FINOS

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Kjo Asamble u krye brenda të gjitha standardeve. Nuk dua të veçoj asnjë votues, për mua janë të gjithë të barabarta. Kam shumë besim që do të bëjmë më të mirën në të ardhëm. Do doja të falënderoja të gjithë të ftuarit. Përkushtimi im do të jetë akoma më i madh. Uroj një vit të mbarë.

Nuk jam i zhgënjyer. Unë e prisja diçka të tillë. Procesi qe i parregullt në listat e delegatëve. Po të shikoni diferencën janë ato që i kemi thënë gjatë gjithë këtij mua. Ne do të vazhdojmë procesin tonë gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk janë pjesë e futbollit, dhe vendosa e delegatëve. Kam përshtypje që diferenca e pasqyroi këtë gjë. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale do të ishte garë më e ndershme. Ju e patë që komisioni i verifikimit lexoi një raport që e kishte bërë gati FSHF.

Do ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur. Ne do e çojmë në fund çështjen, për të mirën e futbollit. Ne do të respektojmë, gjykatat shqiptare, më pas do të shkojmë jo vetëm në KAS por edhe në FIFA. Në momentin që ne kundërshtuam 12 shoqatat, unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor.

Unë i urova sukses Dukës. Unë i kam thënë dhe i kam dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin e shoqatave. Futbolli nuk fiton apo humbet me një njeri në krye. Varet si e kanw lexuar anëtaret e Asamblesë platformën. Koha ishte shumë e shkurtër për ta shpalosur tamam. Ata do vijnë në mendimet e mija.

Gjysma e presidentëve në Europë, janë deputetë apo politikanë. Për mua qe një garë sportivë. Anëtaret e interesuar për futbollin të jenë pjesë e Komisionit. Ata janë aktorët kryesor. Nuk mund të jenë një grup njerëzish që mund të marrin vota. Iu uroj anëtareve të komitetit ekzekutiv, të mësojnë kompetencat që kanë. Unë e respektova gjithë procesin dhe do të qëndrojë në sallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Duka i përgjigjet Finos: Për të arritur një rezultat duhet shumë punë dhe…
Previous article STUDENT PER BIZNES/ U arratis nga salla e gjyqit në Gjirokastër. Çfarë shkruante për FEMREN që "i bëri gropën"

Q.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT