Armand Duka është rizgjedhur Presidenti i ri FSHF për herën e pestë radhazi, duke mundur kështu kandidaturat e Bashkim Finos dhe Shpëtim Halës.
“E prisja këtë, nuk jam i zhgënjyer”- ishte reagimi i pare i Bashkim Finos pas humbjes ne garen per President te FSHF-se, perballe Armand Dukes.
Ai sakaq, deklaroi se e kundërshton procesin si të parregullt dhe për këtë ka të drejtë ta kontestojë atë në instancat përkatëse.
Në një dalje për mediat Duka u shpreh i kënaqur për mënyrën sesi u zhvillua Asambleja, gjithashtu pranoi se kjo zgjedhje e tij në krye të FSHF do të thotë më tepër përgjegjësi dhe më tepër punë në vazhdim.
“Famija jonë është një standard tjetër. Zoti Fino e tha në fjalimin e tij, ku citoj Pelenë, se për të arritur një rezultat, duhet shumë punë dhe ne të gjitha i kemi arritur me punë.
Emocionet e Europianit nuk mund t’i krahasoj aspak me këto të zgjedhjeve. Ato të Europianit ishin tejet të veçantë. Organizimi i Asamblesë ishte në një nivel shumë të lartë, dhe kjo u pa qartë.
Unë jam president i sapo zgjedhur dhe mendoj për të realizuar jo vetëm ato që kam premtuar, por do mendoj si të ribashkoj të gjitha ato votat kundra që kisha në familjen e madhe.”


