• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ra në shoqëri të keqe në Irlandë, historia e 49-vjeçarit të dënuar për vrasje në Shqipëri
Home
Sociale

Ra në shoqëri të keqe në Irlandë, historia e 49-vjeçarit të dënuar për vrasje në Shqipëri

7 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Dënohet me 6 vite heqje lirie për trafik droge në Irlandë 49-vjeçari shqiptar Jaçe Pelivani.

Pelivani rezulton i dënuar për vrasje në Shqipëri, dhe u arrestua në Clondalkin të Dublinit më 18 Maj të 2017-s, teksa drejtonte një furgon të mbushur me kanabis, raporton gazeta irlandeze Independent.ie.

Policia kishte marre informacione se në portin e kryeqytetit irlandez kishte mbërritur një ngarkesë ky dyshohej se kishte drogë. Furgoni ishte vendosur nën përgjim në mënyrë që të kontrolloheshin lëvizjet e tij.

Kështu, mjeti udhëtoni në Ashbourne, Co Meath, ku u ngarkua me drogë dhe më pas Pelivani e transportoi ngarkesën në Clodalkin.

Në këtë moment, oficerët e policisë ndërhynë duke e arrestuar shqiptarin, te cilit në makine i gjetën 34 kilogramë kanabis.

Pelivani, i cili jetonte në Kent të Anglisë, pranoi akuzat dhe u shpall fajtor për posedim droge me qëllim shitjen e shpërndarjen.

Në gjykatë u zbulua gjithashtu se në Nëntor të vitit 2000, Pelivani ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje dhe posedim armësh. 49-vjeçari është dënuar për një vrasje të ndodhur më 19 Korrik të vitit 1997, pas një sherri në një lokal nate.

Avokatja e tij mbrojtëse, Tara Burns, i tha gjykatës së klienti i saj kishte probleme me bixhozin. Ai kishte rënë në kontakt me shoqëri të keqe në Londër dhe këta persona, sipas mbrojtjes, i kishin vënë për detyrë që të pastronte para për ta.

Ai i kishte humbur paratë në bixhoz dhe të njëjtët persona e detyruan që të shpërndante drogë, tha Burns. Vetë Pelivani, gjatë marrjes në pyetje nga policia u kishte thënë atyre se paguhej me 600 euro për rrugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Conte bën gati valixhet, Chelsea nis bisedimet me ish trajnerin e Barcelonës
Previous article Asambleja e FSHF/ Shikoni çfarë bëjnë Gaz Demi dhe Fatos Tushe kur fjalën e merr Duka

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT