• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Analizë tek Vllaznia / Merren përgjegjësitë, por nuk ka ndëshkime
Home
Futboll

Analizë tek Vllaznia / Merren përgjegjësitë, por nuk ka ndëshkime

7 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Humbja 1-4 ndaj Skënderbeut, natyrisht që nuk mund të kalonte pa u analizuar. Për këtë arsye, mësohet se para stërvitjes së djeshme, për një orë është zhvilluar analiza e kësaj ndeshjeje, por edhe e situatës që është krijuar. Nuk ka patur masa ndëshkimore, megjithatë nga ajo çfarë bën të ditur vetë klubi në faqen e tij zyrtare, secili nga pjestarët e skuadrës ka marrë përgjegjësitë e veta. Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, ka premtuar kthesën që në ndeshjen e radhës me Lushnjën. Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit në lidhje me këtë analizë: “Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës duke nisur kësisoj edhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Lushnjën. Përpara fillimit të saj, ndërkohë është zhvilluar edhe analiza e ndeshjes së kaluar me Skënderbeun. Në këtë analizë përveç stafit dhe futbollistëve ka marrë pjesë edhe administratori i klubit, z. Astrit Gjyrezi.

Në 60 minutat që ka zgjatur kjo analizë, më shumë ka folur administratori i cili u ka shpjeguar edhe njëherë futbollistëve situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe ka kërkuar prej tyre të marrë vesh arsyet që çuan në këto dy humbje në dy ndeshjet e para të këtij viti. Pas tij, e kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit kapiteni Lika, Vucaj, Sukaj, Malota, Kalaja e Marku të cilët kanë bërë autokritikë për këto rezultate por nga ana tjetër, kanë theksuar se e gjitha kjo që po ndodh është vetëm psikologjike sepse skuadra në stërvitje është shumë mirë dhe do të mjaftojë një fitore për të dalë nga kjo situatë. Në fund ka marrë fjalën edhe trajneri Gjoka i cili pikësëpari ka dashur të marrë mbi vete gjithë përgjegjësinë e gjithë kësaj situate të krijuar por ndërkohë u ka kërkuar futbollistëve reagim që në ndeshjen e rradhës me Lushnjën e cila në vetvete duhet menduar si një finale sepse tashmë nuk lejohen më gabimet. Pas kësaj analize, ekipi ka vijuar me stërvitjen dhe gjendja e ekipit duket e mirë teksa tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë për sfidën e së shtunës.“

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “The Economist”: Emri i Maqedonisë, “Godoja” që pritet të mbërrijë në vitin 2018
Previous article AXHENDA NDERKOMBETARE 07.02.2018 Çfarë shënon data e sotme, ngjarjet Kryesore

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT