Erdogan dhe amerikanët– Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka deklaruar se shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë kundër interesave të Turqisë, Iranit, e ndoshta edhe kundër atyre të Rusisë në veri të Sirisë, ku po vazhdojnë të dërgojnë pajisje në rajonet e kontrolluara nga kryengritësit kurdë.
Ai tha se nuk u beson deklaratave të amerikanëve kur thonë se po dërgojnë 5 mijë kamionë dhe 2 mijë aeroplanë transportues me armatim, për të pajisur kurdët për luftë kundër “Shtetit Islamik”.
SHBA dhe militantët- Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, John Sullivan, thotë se administrata e presidentit, Donald Trump, deri tash nuk ka parë dëshmi se Pakistani i ka plotësuar kërkesat amerikane për goditje kundër militantëve, që operojnë në këtë vend.
Duke folur para Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, John Sullivan, po ashtu, tha se Uashingtoni mund ta shqyrtojë tërheqjen e suspendimit të ndihmës për siguri për Pakistanin, nëse Islamabadi ndërmerr aksione “të vendosura dhe të qëndrueshme” kundër grupeve ekstremiste, që operojnë në territorin pakistanez.
Vriten mbi 70 civilë- Të paktën 70 civilë, mes të cilëve fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë ajrore siriane kundër një enklave rebele, pavarësisht rritjes së presioneve ndërkombëtare ndaj regjimit sirian, i akuzuar për kryerjen e sulmeve kimike.
Duke iu trembur një përkeqësimi të krizës humanitare, OKB-ja kërkoi një armëpushim humanitar të paktën një muaj në të gjithë Sirinë, vend i shkatërruar nga lufta që ka shkaktuar më shumë se 340 000 të vdekur dhe ka nxjerrë në rrugë miliona persona që prej marsit 2011.
Lëshohet drejt Marsit raketa më e fuqishme- Raketa më e madhe SpaceX’s Falcon Heavy është lëshuar sot në Cape Canaveral për një udhëtim drejt planetit Mars. Kjo është konfirmuar nga Elon Musk, drejtori ekzekutiv i Tesla.
Raketa është nisur në ora 15:45, pak pasi ishte mbyllur dritarja e saj. Mjeti gjigant, i cili ishte shumë i fuqishëm është tërhequr nga çatia pa asnjë incident për të fluturuar mbi Oqeanin Atlantik.
Vdesin dy persona nga tërmeti– Disa ndërtesa të larta janë shembur në qytetin e Hualian të Tajvanit, për shkak të tërmetit të fuqishëm që e goditi sot këtë vend, ku së paku dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë plagosur.
Një tërmet me magnitudë prej 6,4 ballë të shkallës së Rihterit, e goditi pjesën lindore të Tajvanit.


