• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT/ Zgjedhjet për Presidentin e ri të FSHF, Fino kërkon përmbysjen e ‘dominimit’ 16- vjeçar të Armando Dukës
Home
Breaking News

SOT/ Zgjedhjet për Presidentin e ri të FSHF, Fino kërkon përmbysjen e ‘dominimit’ 16- vjeçar të Armando Dukës

7 February, 2018 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Futboll, Sport

Sotnë orën 09:00 do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF ku përvec presidentit të ri do të zgjidhen edhe organet e tjera drejtuese të institucionit të futbollit shqiptar.

Nga kjo Asamble do të zgjidhen, nga presidenti e deri te anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithsej do të jenë 66 anëtarë të FSHF-së pjesëmarrës, që do të kenë në dispozicion po kaq vota për të ndarë fillimisht mes 3 kandidatëve për postin e presidentit.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, do të jetë një nga kandidatët dhe përballë tij do të jenë deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, dhe ish-arbitri i futbollit, Shpëtim Halo.

Presidenti i ri zgjidhet me 2/3-at e votave, e në rast balotazhi, më pas do të mjaftojë shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin.

Që nga koha kur në Federatën Shqiptare të Futbollit, organet drejtuese zgjidhen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga politika, vetëm një herë procesi zgjedhor ka kaluar në balotazh. Bëhet fjalë për vitin 2002, kur u zgjodh për herë të parë në krye të FSHF-së, Armand Duka, të cilit për të mundur rivalin e tij Mehdi Bushati iu desh të kalonte në balotazh.

Por, nëse në zgjedhjet e kaluara presidenti aktual u zgjodh thjesht me duartrokitje, pasi nuk pati rivalë, në këtë fushatë, gara ka qenë e fortë. Statusi i politikanit të kandidatit Fino ka sjellë akuza nga rivali i tij Duka për ndërhyrje politike, por UEFA dhe FIFA kanë kërkuar herë pas here që procesi t’i përbahet rregullores sportive.

Edhe për këtë arsye, dy organizmat më të mëdha të futbollit europian dhe botëror kanë sjellë përfaqësuesit e tyre pasditen e së martës, për të qenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore dhe, siç thonë edhe ata vet, urojnë që të shohin një proces zgjedhor demokratik.

Ndërkohë, pas përfundimit të procesit zgjedhor për president, në Asamble do të zhvillohet votimi për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv, e për këto vende janë në garë 23 kandidatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Disa metoda psikologjike, për të kuptuar çfarë është vërtet e rëndësishme për ty në jetë
Previous article Praktika ju bën perfekte! Si të bëheni mjeshtre në seksin oral

Q.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT