• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Droga në Shqipëri”/ Ministri i Brendshëm italian, konferencë të përbashkët me Ramën
Home
Breaking News

“Droga në Shqipëri”/ Ministri i Brendshëm italian, konferencë të përbashkët me Ramën

2 November, 2017 Q.Autor Breaking News

Parcelat me kanabis në Shqipëri duket se janë zhdukur vërtet. Sipas të dhënave të Guardia di Finanzas, në muajt e fundit avionët italiane kanë fotografuar vetëm 1 përqind të parcelave me kanabis qe u zbuluan një vit me pare.

Këto janë të dhënat e një raporti sekret të Guardia Di Finanzas italiane, e cila në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë dhe policinë shqiptare ka vëzhguar nga ajri territorin shqiptar për disa muaj me radhe, me qellim për të evidentuar parcelat e reja me kanabis. Report TV ka zbuluar përmbajtjen e raportit që do të publikohet zyrtarisht nesër, kur pritet të mbërrijë në Tiranë në vizitë zyrtare ministri i Brendshëm italian Marco Minniti.

Gjate viteve të kaluara, avionët e Guardia di Finanzas, të pajisur me kamera speciale, zbuluan një numër të madh parcelash me kanabis nga veriu ne jug. Sipas të dhënave të Guardia di Finanzas sipërfaqet me bimë narkotike të evidentuara vitet më parë shkonin deri në qindra hektarë.

Në qershor të vitit 2012, Guardia di Finanza raportoi për 321 hektarë tokë të mbjella me kanabis, ndërsa në 2013-en u zbuluan 323 hektarë. Gjatë vitit 2014, kultivimi i kanabisit u pakësua, pasi avionët italianë raportuan vetëm për 16.2 hektarë, ndërsa në 2015-ën u shtuan sërish, pasi u evidentuan 44.7 hektarë me kanabis. Një vit më parë në 2016-en, kultivimi i kanabisit shpërtheu, pasi italianet zbuluan shumë parcela që në total zinin 213 hektarë tokë.

Këtë vit, situata duket se ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Kontrollet ajrore u shtrinë në një sipërfaqe me të gjerë në krahasim me monitorimet e bëra një vit më parë dhe zgjatën disa javë me shumë. Monitorimi i fundit nga ajri u krye në fillim të muajit tetor dhe sipas të dhënave të Guardia di Finanzas u konstatuan vetëm pak hektarë tokë të mbjella me kanabis, konkretisht rreth 1 përqind e sipërfaqes me kanabis që u konstatua një vit më parë.

Burime të mirëinformuara bënë të ditur për Report tv se në total avionë kanë zbuluar me pak se 60 mijë bimë kanabis, ndërsa gjatë vitit të kaluar u evidentuan 2.5 milionë rrënjë kanabis. Ne total 60 mijë bimët e fotografuar këtij viti nga Guardia di Finanza garantojnë një prodhim deri në 300 kuintalë kanabis, në krahasim me 12 ton kanabis që u zbulua nga ajri gjatë 2016-es.

Ekspertët e Guardia di Finanzas dhe specialistë të Universitetit të Napolit që analizuan pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e avionëve që fluturuan mbi Shqipëri zbuluan se këtë vit bimët ishin kultivuar në distancë të madhe nga njëra tjetra, në përpjekje për t’i shpëtuar avionëve italiane. Disa parcela te dyshimta janë evidentuar në brendësi të serave të ngritura në zona të fshehta.

Janë konsideruar të dyshimta pikërisht për faktin se në këto zona nuk është normale të kultivohen perime. Gjatë viteve të kaluara, projekti i kontrollit ajror nga Guardia Di Finanza financohej nga qeveria italiane, ndërsa këtë vit ka kontribuar edhe bashkimi evropian, pasi kontrollet u kryen në një sipërfaqe më të gjerë dhe për një periudhe më të gjatë kohore.

Detajet e raportit të Guardia Di Fuinanzas do të bëhen publike nesër nga ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ministri Minniti do te zhvilloje takime edhe me homologun Fatmir Xhafa dhe presidentin e Republikes Ilir Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO)/ Policia serbe brenda në stadium, ja atmosfera në prag të sfidës
Previous article KUÇOVE/ 32-vjeçara që kërcënonte se do të hidhej nga kulla zbret pas 10 orësh

Q.Autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT