• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Një emër që as jua ka marrë mendja, si e quajnë aktorët e Portokallisë Xhemin?
Home
Lifestyle

Një emër që as jua ka marrë mendja, si e quajnë aktorët e Portokallisë Xhemin?

6 February, 2018 k.autor Lifestyle

“Portokallia” është gati për të nisur sezonin e ri në Top Channel. Provat kanë nisur prej disa javësh, (edhe pse është periudhë gripi). Si çdo vit, edhe kjo fazë, për të gjithë trupën e spektaklit të humorit, është e vështirë. Jo vetëm nga provat e reja me personazhe, prurjet dhe eksperimentet me role të reja, por edhe sepse, pas një periudhe pauze, publiku nuk e shfaq që në fillim ngrohtësinë, megjithëse e njeh mirë formatin.

 

Pasditen e sotme, në “Pasdite në Top Channel”, për të folur për sezonin e ri të “Portokallisë” ishin të ftuar Albana Perhati, Ledio Lako dhe Xhemi Shehu. Duke rrëfyer shumë prej skenave e prapaskenave të spektaklit, aktorët dhe moderatorja e njohur e ekranit nuk lanë edhe pa ia nxjerrë të palarat njëri-tjetrit. E mësuar me aktorët, me batutat e tyre, por edhe me improvizimet që dalin nga skenari, Xhemi tashmë ka fituar më shumë siguri, madje është në gjendje të paramendojë se çfarë do të bëjë kush edhe nëse ndonjë situatë del jashtë kontrollit.

Dialogët me Ledion, ndërsa ai luan personazhe të ndryshme, për Xhemin tashmë janë thuajse të parashikueshëm. Ajo, madje, e di ndoshta më mirë se kushdo, se Ledio e ka tmerr nëse personazhi që ka dialog me të harron tekstin, aq më tepër nëse është tekst i shkruar prej tij. Por ishte pikërisht ai vetë që harronte ndonjëherë tekstin e spiunit, personazhi që hetonte gjithçka e gjithkënd. Dhe sa herë ndodhte kjo, ishte Xhemi që ia kujtonte.

Kështu tregon Ledio, ndërsa kujton se personazhi i spiunit ishte i vështirë, për shkak se ai nuk duhet të të shohë në sy dhe duhet ta mbajë kokën ulur: “Bëja prova, por harroja ndonjëherë edhe tekstin. Dhe sa herë ndodhte kjo, ma tregonte Xhemi”, – thotë ai me të qeshur duke zbuluar se Xhemi, tani që ka marrë emrin shoqja Neti (shkurtim i nëpërka – spiune e sigurimit) është bërë si aktorët e Portokallisë: “Po, kështu më thërrasin”, – thotë Xhemi me të qeshur.

Xhemi është mësuar me emra, është lakuar shpesh për emrin e saj të vërtetë, por ky që i paskan vendosur kolegët në Portokalli, qenka vërtet interesant – spiunia e Portokallisë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori shqiptar i sjell fat Interit, kualifikohet për në 1/8 e Ligës së Kampioneve
Previous article NYT: Avokatët këshillojnë Presidentin Trump të mos flasë me prokurorin e posaçëm

k.autor

Postime të ngjashme

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT