• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sonila Meço për NEGOCIATAT: E mbyllën njërin sy për kanabisin, por i shqyen të dy për të na futur në BE
Home
Sociale

Sonila Meço për NEGOCIATAT: E mbyllën njërin sy për kanabisin, por i shqyen të dy për të na futur në BE

6 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Sonila Meço shkruan se BE nuk do ta tolerojë Shqipërinë, për hapjen e negociatave.

Ajo shprehet entuziaste, duke thënë se Brukseli i ka hapur mirë sytë, në mënyrë që mos t’i hapë dyert e anëtarësimit për Shqipërinë.

“D.m.th mbyllja e njërit sy të eurokratëve, që toleruan bash mirë situatën e krijuar në Shqipëri me mbjellje e korrje kanabisi, nuk arriti të shoqërohet me mbylljen e tjetrit, por me hapjen e të dyve kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

Eurokratët pranojnë se duhet të bindin qytetarët e vendeve të tyre për çdo vendim mbi zgjerimin.

Qytetarë që informohen nga shumë burime në vend, as nga kazanë e as nga përfaqësuesit e tyre në Shqipërinë e kazanëve e që kanë shqetësim krimin e organizuar, gjendjen e demokracisë, kapjen e shtetit dhe korrupsionin në vend.

Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për parlamentin europian.

Me gjithë dëshirën e eurokratëve të Brukselit për të avancuar edhe pa meritë zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor (për të shenjuar një sukses në karrierën personale), do qe një kosto elektorale përballë votuesve europianë nëse do të mbyllnin të dy sytë për vendime të pamerituara (që do t’u kërcënonte karrierën personale).

Pra nuk bëhet kjo punë as me militantizëm, as me inat, aq më pak me PR, apo me konçensione për të shmangur veton e vendeve të veçanta.

Bëhet vetëm me plotësim kushtesh, kur të luftohet seriozisht krimi i organizuar, kur reformat të prodhojnë demokraci, kur pushteti nuk kap shtetin, kur korrupsioni mos lubrifikojë më hallkat e çdo pushteti.

Ra edhe kjo alibi, tani punës seriozisht. Nuk ballkanizohet Europa, as me PR e as me shantazhe ‘m’jep t’jap’.

Ndonjë europian edhe mundet…”, shkruan ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kukan: Viti 2018, mundësi reale për negociatat. Proces i pakthyeshëm, i bazuar mbi transformimin
Previous article HISTORIKE NË GJERMANI/ Java e punës shkon në 28 orë, ndërsa pagat drejt rritjes më të lartë

F.autor

Postime të ngjashme

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim Aktualitet

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve Aktualitet

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT