• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grida Duma mesazh prekës: Çdo shqiptar t’i kthejë Tinkës një lutje, për atë që i ka dhënë ajo në shpirt
Home
Aktualitet
Kronikë

Grida Duma mesazh prekës: Çdo shqiptar t’i kthejë Tinkës një lutje, për atë që i ka dhënë ajo në shpirt

6 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Deputetja e PD Grida Duma, duke reaguar per vdekjen e djalit te vetem te Tinka Kurtit, ne nje status te gjate, prekes ne profilin e saj ne rrjetet sociale, thote se “kjo grua e madhe, kjo aktore epike e roleve të nënës, na ka dhënë të gjithëve një pjesë të botës tonë të shpirtit”.

“Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë, duke ndaluar një çast, duke u lutur a menduar secili në mënyrën e vet që kjo grua, sot e përkulur nga dhimbja, të përballojë humbjen më të madhe në këtë jetë”, shkruan nder te tjera Grida Duma.

REAGIMI I PLOTE:

“Yjet e netëve të gjata” është filmi prej të cilit shumë prej nesh kujton Nënë Pashakon. Për këdo që është rritur me kinematografinë shqiptare, filmi i pashlyeshëm për madhësinë e dhimbjes së një nëne e cila mohon të birin e vdekur për të mbrojtur idealen e një kombi, shfaqet me pamjen e të madhes Tinka Kurti.

Shkruhet që fati i njerëzve si Kurti shkrihet me veprën e tyre.

Kur rikthehesh në rolet e Tinkës e të duket se jo rrallë ajo ka vënë në skenë fatin e jetës së saj. Tek mjeshtrat ndodh që fati i jetës reale herë i pararend në vepër, e herë ua ndjek veprën nga pas.

Kur ajo shfaqej, në kinema apo teatër, roli bëhej qendror sic ndodh me cdo aktor të madh që s’ka dritëhije kohe, veç pauzë madhështie për këdo që e sheh.

Pak kohë më parë takova Tinkën bashkë me Margarita Xhepën, shkëmbyem më shumë se fjalë, folëm për gjithçka. Mendova më pas për një tjetër bekim të tyre, që këto dy gra të mëdha, aktore të mëdha, kishin një miqësi të madhe dhe ndanin me njera-tjetrën problemet e veta.

Jam e bindur që miqtë e shumtë të Tinka Kurtit janë pranë saj në këto momente humbjeje të madhe.

Nuk di sa mundet një nënë, sa mundet edhe një grua e madhe si Tinka, të gjejë ndonjë shkëndijë dritë në këto momente terri. Asnjë nënë nuk pranon të ikë para fëmijës nga kjo jetë. Asnjë nënë, e jo më një grua që ka dhënë ndjenja sa për një komb.

Dyzet e shtatë vite e ndoshta të gjitha vitet më pas, miliona shqiptarë kanë ndjerë madhështinë e dhimbjes së “nënë Pashakos” ndërsa përhumbej duke shikuar yjet në errësirën e netëve pasi i biri i personazhit dergjej i vrarë. Në ato kohëra regjia s’mund të lejonte të imagjinohej a lutej drejt qiellit një Nënë Pashako.

Tinka Kurti ka humbur djalin e vetëm.

Kjo grua e madhe, kjo aktore epike e roleve të nënës, na ka dhënë të gjithëve një pjesë të botës tonë të shpirtit. Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë, duke ndaluar një çast, duke u lutur a menduar secili në mënyrën e vet që kjo grua, sot e përkulur nga dhimbja, të përballojë humbjen më të madhe në këtë jetë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLEA PETRO/ Integrimi, 5 arsye përse Shqipëria dhe Serbia janë barazim!
Previous article Ish sulmuesi katalanas: Barcelona e eliminon Chelsean, Messi më i mirë se Maradona

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT