• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Heynckes: Mos e nënvlerësoni Real Madridin, do ta eliminojë PSG-në
Home
Futboll

Heynckes: Mos e nënvlerësoni Real Madridin, do ta eliminojë PSG-në

6 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, është i bindur se Real Madridi do të shërohet nga problematikat e fundit dhe do ta mundë PSG-në në Ligën e Kampionëve. “Los Blancos” janë aktualisht është në vendin e katërt të La Liga-s, 19 pikë prapa liderëve të Barcelonës.

Pavarësisht se kanë fituar Ligën e Kampionëve në secilin prej dy sezoneve të fundit, nuk do ta kenë të lehtë në raundin e radhës, kundër kryesuesve të Ligue 1. Presioni është duke u rritur mbi trajnerin Zinedine Zidane, me këtë kompeticion madhor europian për klubet, që mbete tani shansi i vetëm për të fituar një trofe. Real Madridi është rrëzuar tashmë nga Kupa e Mbretit prej Leganes, ndërsa titullin në Spanjë e “sheh me dylbi”.

Por Heynckes, i cili e udhëhoqi Real Madridin në fitimin e titullit të Ligës së Kampioneve në vitin 1998, gjatë sezonit të tij të vetëm në “Santiago Bernabeu”, beson se “Los Blancos” kanë atë që iu duhet për ta mundur Neymar me shokë.

“Ky Real Madrid po kalon një formë të ulët në kampionat, çka, sipas mendimit tim, është mjaft normale, veçanërisht nëse ke fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe keni qenë edhe kampion i Spanjës, – tha trajneri bavarez për “Goal”, në një intervistë ekskluzive. –

“Përveç kësaj, Reali ka lejuar të largohen tre lojtarë shumë të mirë në verë, Alvaro Morata, Pepe dhe James Rodriguez, ndoshta për të kursyer rrogat. Ata nuk kanë blerë shumë dhe menduan se me lojtarët e rinj mund ta kompensonin boshllëkun e krijuar. Por, në futboll ke nevojë për një përzierje të mirë mes të rinjve dhe veteranëve, mes lojtarëve me përvojë dhe të uriturve. Megjithatë, ju nuk duhet ta nënvlerësoni Realin në Ligën e Kampionëve, sepse ka përvojë shumë më të madhe se PSG. Ata kanë një skuadër të mirë për të luajtur në garën europiane. Kur ne fituam Ligën e Kampionëve përsëri, në vitin 1998, përfunduam në vendin e katërt në kampionatin spanjoll. Unë e di nga përvoja personale që Real Madridi kurrë nuk duhet të nënvlerësohet”.

Dy fjalë të trajnerit veteran edhe për skuadrën që drejton aktualisht, Bayern Munich: “Në Ligën e Kampionëve, sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, sepse ekzistojnë skuadrat më të mira, të cilat kanë shpenzuar shumë në merkaton e transferimeve. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Bundesligën dhe, gjithashtu, për Bayern Munich që të jetë aq i suksesshëm ndërkombëtarisht, sa kanë qenë më parë në historinë e tyre. Gjithmonë ka cikle në futboll. Tani për tani thuhet se Premier League angleze është më e mira dhe për momentin mund të jetë e tillë, por ekipet angleze duhet ta dëshmojnë veten në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “S’ka integrim të shpejtë për Ballkanin”, reagim i 'ashpër' i Berlinit. Po Shqipëria?!
Previous article Vritet prifti pedofil 76 vjeç nga i dashuri i tij adoleshent 17 vjeç

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT