• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREZANTOHET Drejtorin i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu: Do të ketë NDRYSHIME
Home
Sociale

PREZANTOHET Drejtorin i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu: Do të ketë NDRYSHIME

5 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pasi u emërua paraditen e sotme, prezantohet drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Mësohet se i pranishëm është edhe ministri Xhafaj i cili ishte edhe e ka prezantuar atë.

Veliu: “Policia ka nevojë për rikustruktim të efektshëm në nivel qendror dhe vendor. Në polici s’mund njerëzit e kualifikuar jo thithonë ka qenë në nivelin e duhur”.

“Nuk dua ta fsheh që e kam ëndërruar këtë ditë”. Këto ishin fjalët e para të Ardi Veliut, që sot mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

 

Ish-kreu i Policisë së Tiranës në ceremoninë e betimit sot në praninë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se përmbushja e këtij misioni do të jetë sfida e jetës së tij.

“ Në këtë çast, në respekt të të gjithë brezave të policisë shqiptare, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, për nderim tim personal, betohem që do mbaj me nder flamurin e policisë së Shtetit,” tha Veliu.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua. Çdo oficer policie e ëndërron këtë ditë. Nuk dua ta fsheh e kam menduar edhe unë, e shoh si sfidën e jetës sime. Përgjegjësia ndaj qytetarëve të Shqipërisë, besimin e qeverisë shqiptare ndaj meje, më angazhon mua të jap maksimumin tim për ta përmbushur me sukses këtë mision. Jam i ndërgjegjshëm që policia është institucioni më i besuar në Shqipëri. Do realizojmë të gjitha objektivat e vëna nga qeveria shqiptare, për përmirësimin e cilësisë së sigurisë. Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik. Në polici nuk mungojnë njerëzit e duhur dhe profesionistë. Ka nëvojë për ristrukturim të efektshëm si në nivel qendëror edhe në atë vendor. Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më eficent të burimeve njerëzore. Monitorimi i punonjësve të policisë dhe përmirësimi i kushteve të punës do të jenë elementët kryesore në vazhdim,” u shpreh ai ndër të tjera.

Ardi Veliu deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej vitit të kaluar. Në një konkurs të bërë pak ditë më parë për zëvendësuesit e Çakos, Veliu doli i pari në listë.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jona Spahiu flet për herë të parë për lidhjen dhe pengesat: ‘E kisha shumë të vështirë’
Previous article VIDEO/ Shilton rihap debatin e golit me dorë të ‘86: Maradona të kërkojë falje

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës Aktualitet

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT