Kanë nisur protestat në Lagjen ‘Kodra e Shtufit’ të qytetit të Gjirokastrës, pikërisht në zonën ku forcat e policisë kanë bllokuar pallatin i cili është në rrezik shembjeje.
Banorët duan të rikthehen në banesat e tyre, kjo edhe për arsyen se nuk kanë ku të strehoen për ditët në vazhdim.
Alarmi per rrezikun qe i kanoset pallatit eshte dhene heret gjate dites nga vete banoret fillimisht.
Me pas kane qene strukturat e ndryshme lokale, mediat dhe deputetet e zones, qe kane kerkuar nderhyrje emergjente, pasi sipas tyre, situata eshte edhe me e rende sesa duket duke lene te kuptohet se rreshkitja e dherave nga kodra mund te rrezikoje deri shembjen e tij.
Banoret jane zhvendosur qe ta kalojne naten diku tjeter, nderkohe qe shtabi i emergjencave po punon per te patur dy- tri skenare gati, ne rast se situata del jashte parashikimeve.
/AlpeNews.al


