Të tjera detaje dalin në dritë nga shtetasi grek Eftimiu Eftimius, i cili akuzohet se është ekzekutori i Devi Kasmit. ‘Zougla.gr’ shkruan se 42-vjeçari, ish-speciali grek në vitin 2008 ishte arrestuar për trafik klandestinesh drejt Greqisë. Ndërkohë në vitin 2009 në Frankfurt me 5.5 kg kokainë që vinte nga Venezuela.
Media greke raporton se Eftimius u lirua nga policia në vitin 2012. Por duket se aktivitetet e tij kriminale nuk janë mjaftuar me kaq, pasi ish-speciali u arrestua në 2016 në Artë për trafik droge dhe qëndroi në burg 10 muaj. Në gjyqin që u bë në 2017 në Janinë, ranë akuzat se bëhej fjalë për një grup kriminal, ndërsa të pandehurit e tjerë u shpallën të pafajshëm përveç Eftimius, i cili u dënua si përdorues droge, kokainë, duke marrë kështu një dënim prej 4 vitesh me kusht, ndaj dhe u lirua.
‘Zougla.gr’ shkruan mes të tjerash se kontakte me avokatet në Tiranë që përfaqësojnë 42-vjeçarin mban dhe avokati i mirënjohur grek Sakis Kehagioglou, i cili e ka mbrojtur në çështjet e mëparshme në Greqi.
Ish-speciali grek dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Kasmit, iu caktua ditën e sotme masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Me herët, gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Mario Meshinin, i dyshuar në rolin e bashkëpunëtorit.
U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje
Në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes


