• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fund burokracive në arsim. Ja si përfitojnë nga derregulimi nxënësit, studentët dhe akademikët
Home
Sociale

Fund burokracive në arsim. Ja si përfitojnë nga derregulimi nxënësit, studentët dhe akademikët

5 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Nisma për të zvogëluar në maksimum peshën e burokracisë me të cilën përballën qytetarët në dyert e shtetit ka prekur edhe sektorin e arsimit dhe edukimit në vend.

Tashmë, prindërit, nxënësit, studentët por edhe akademikët do të shpëtojnë një herë e mirë nga një numër i madh dokumentesh që u kërkoheshin për të siguruar të drejtën e arsimimit dhe për të marrë shërbime të tjera.

Për të regjistruar fëmijët në arsimin parashkollor, klasë të parë apo në gjimnaz, nga 20 dokumente që ju duheshin, tashmë do të dorëzoni vetëm 7 duke kursyer jo pak kohë sorollatjeje nëpër institucione për të mbledhur dokumentet të cilat tashmë janë eliminuar.

Për transferimin e e fëmijëve në arsimin bazë brenda vendit apo nga një shkollë e mesme tek një tjetër, nga 18 dokumente në total që duheshin për këto shërbime, tashmë do të dorëzoni vetëm 6.

Nxënësit të cilët përfitojnë bursë ekselence, tashmë do të paraqesin vetëm me një kërkesë nga 5 dokumente që duhej të dorëzonin. Institucioni dhe jo qytetari, ka detyrën të bëjë verifikimin e shkollës dhe notave të deklaruara.

Për 100 mijë nxënës përfitues të teksteve falas tashmë është shkolla ajo që përgatit dokumentacionin dhe i’u mundëson tekstet. Nuk ju duhet më të parapaguani dhe pastaj të rimbursoheni.

Studentët që përfitojnë nga bursat e Fondit të Ekselencës, në dosjen e aplikimit do të dorëzojnë vetëm 3 dokumente nga 10 të kërkuara.

Lehtësim në marrjen e shërbimeve nga reduktimi i dokumentave të kërkuara duket se do të ketë edhe për akademikët.

Për njohjen e titujve si “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”, nga 10 dokumente të kërkuar total, tashmë do të dorëzohen 6 të tilla.

Ndërkaq, për njohjen dhe njehsimin e gradës shkencore “Doktor” nga 8 dokumente, do të kërkohen vetëm 4.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR GRABITJE NË TIRANË/ Autorët thyejnë xhamin e dyqanit të telefonave dhe marrin...
Previous article Reagon Berisha: Vendimi i Ramës që po kthen Shqipërinë si Korea e Veriut

g.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT