Para togave të zeza kanë dalë ekzekutori, shtetasi grek Efthimios Efthimiu, dhe bashkëpunëtorët Elton Hoxhallari, Elton Halipaj e Melvi Dinellari.
Greku mësohet se kishte lënë 10 mijë euro garanci, por nuk është pranuar.
Këta persona, sipas Prokurorisë, kanë organizuar vrasjen e 41-vjeçarit. Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje me atentatin, por nuk kanë mohuar njohjen mes tyre.


