• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Reagon Berisha: Vendimi i Ramës që po kthen Shqipërinë si Korea e Veriut
Home
Shqipëri

Reagon Berisha: Vendimi i Ramës që po kthen Shqipërinë si Korea e Veriut

5 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar faktin se kryeministri Rama po kërkon të shtetëzojë programet kompjuterike.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Berisha ndan me ndjekësit e tij mesazhin e një personi i cili shkruan se me një vendim të qeverisë do të shtetëzohet çdo program kompjuterik i realizuar dhe instaluar nga institucionet, duke kërkuar specifikisht dorëzimin e kodit në burim.

Ai e ka quajtur një veprim skandaloz dhe se me  këtë Shqipëria po bëhet vendi i dytë pas Koresë së Veriut.

Kështu Berisha i ka kërkuar hakerave të huaj dhe vendas të ndërhyrë për mos ta lejuar këtë.

Postimi i plotë:

Edvin Kristaq Rama vendos shtetezimin e programeve kompjuterike!

Te dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama ka vendosur shtetezimin e programeve kompjuterike duke bere Shqiperine vendin e dyte ne bote pas Korese se Veriut qe ndermerr nje veprim te tille!

Me kete rast iu bej thirrje hackersave shqiptare dhe te huaj te ndermarrin me urgjence nje sulm te pergjithshem per shkaterrimin perfundimtar te sistemeve te ketij narko-kryeministri qe nuk njeh ligje, norme apo standarte dhe do te shtetezoje ne menyre banditeske kodet e programeve duke shkelur cdo te drejte autori, pronesie intelektuale e teknologjike!

Lexoni ketu me poshte denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar Doktor, Shtetëzimi i pronave private që ndodhi në vitin 1944 duket si nje “dé jávu” kur lexon vendimin nr 673 date 22.11.2017 që ka marrë kryeministri. Me këtë vendim ai shtetëzon çdo program kompjuterik të realizuar dhe instaluar nga institucionet?! Kjo pavarësisht viteve kur janë realizuar dhe duke kërkuar specifikisht dorëzimin e kodit në burim.

Dorëzimi I kodit në burim për programet kompjuterike është në thelb siç është dorëzimi I një tapije për një godinë apo për një tokë.

Me poshtë citoj vkm-në

  1. AKSHI, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ushtron kompetencat kryesore, si më poshtë vijon:
  2. dh) Riorganizon dhe menaxhon strukturat përgjegjëse TIK, në institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. f) Administron kodin burim të çdo sistemi, si përfaqësues i pronarit shtet që është Këshilli i Ministrave.
  3. Institucionet e përmendura në shkronjën “i”, të pikës 6, të këtij vendimi duhet të dorëzojnë pranë AKSHI-t, 1 (një) kopje të dokumentacionit të plotë të çdo sistemi dhe infrastrukture TIK ekzistuese dhe kodin e burimit.

Sistemet dhe infrastruktura TIK ekzistuese kalojnë nën administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile përkatëse. Kalimi do të bëhet në dy faza. Faza e parë do të jetë brenda datës 31 dhjetor 2017, sipas listës nr. 2.

Faza e dytë brenda datës 30 qershor 2018. Për mënyrën e kalimit dhe planin e veprimit, AKSHI përgatit një marrëveshje kuadër dhe protokoll të punës për ofrimin e shërbimeve, e cila nënshkruhet

sipas veçantive përkatëse nga çdo institucion I përmendur në listën nr. 2.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fund burokracive në arsim. Ja si përfitojnë nga derregulimi nxënësit, studentët dhe akademikët
Previous article I dërgon të dashurit bionden ta ngacmojë, ajo që bën ai e lë vajzën me gojë hapur

g.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT