• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI MAFIOZ/ Brenda SHTËPISË së Aurel Hoxhallarit, ku dyshohet se janë TORTURUAR njerëz (VIDEO)
Home
Sociale

ATENTATI MAFIOZ/ Brenda SHTËPISË së Aurel Hoxhallarit, ku dyshohet se janë TORTURUAR njerëz (VIDEO)

5 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vila njëkatëshe e cila ndodhet në pronësi të Aurel Hoxhallarit, dyshohet se është përdorur edhe si ambient për të torturuar e shantazhuar shumë persona me qëllim vjeljen e gjobave.

Brenda banesës u gjeten shumë armë të kalibrave të ndryshme, ku policia dyshon se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të rënda kriminale të pazbardhura në vend.

Banesa e Aurel Hoxhallarit, personi i akuzuar nga policia se ka organizuar dhe porositur vrasjen e Devi Kasmit, vijon të qëndrojë e rrethuar si skenë krimi nga uniformat blu.

Brenda vilës luksoze, e cila ndodhet në Kodër Mëzes u gjetën arsenal i vërtetë armësh, si snajperë, automatikë, pistoleta, mina me telekomandë e deri te raketahedhës.

Këto armë theksojnë burime nga policia e kryeqyteti, dyshohen se mund të jenë përdorur edhe në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vend gjatë dy viteve të fundit.

Grupi hetimor ka dërguar për këqyrje balistike pranë laboratorit të policisë shkencore për të ekzaminuar nëse ato armë përputhen me krimet e pazbardhura të ndodhura në Tiranë, Vlorë, Durrës apo edhe në Shkodër.

Gjithashtu, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të cilat ishin vendosur në të gjithë perimetrin e vilës njëkatëshe, ekspertët kanë mbledhur të gjithë shenjat e gishtërinjve të personave që kanë qëndruar në banesë.

Dyshimet janë se në ambientet e brendshme të saj, banda kriminale e drejtuar nga Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në arrati kanë torturuar e shantazhuar disa persona me qëllimin e vetëm për të përvetësuar para.

Këto shtetas nuk kanë bërë kallëzim në polici nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme të bandës kriminle, e cili kishte si pjesëtarë edhe personat arrestuar si Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S’qenkemi të vetmit! Të famshmit që kanë pozuar te “Reja” (FOTO)
Previous article Sot i preferuari i vajzave, këngëtari shqiptar: Dikur isha djalë "rrugaç", pastaj...

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT