• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Gara për mbijetesë, Lushnja nuk dorëzohet
Home
Futboll

Gara për mbijetesë, Lushnja nuk dorëzohet

5 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Barazimi në shtëpi përballë Luftëtarit krijoi idenë e një shansi të pashfrytëzuar. Megjithatë, duke patur parasysh që morën një pikë përballë një prej skuadrave me sulmin më të frikshëm të kampionatit, që vetëm një javë më parë mposhti Skënderbeun, te Lushnja nuk kanë si të mos jenë të kënaqur.Më i rëndësishëm është fakti se skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja dha një tjetër sinjal të rëndësishëm se nuk do të dorëzohet. Pavarësisht vendit të fundit në renditje, ku janë penalizuar nga ecuria e dobët në startin e sezonit.

Në Lushnje treguan se do të kërkojnë deri në fund të realizojnë objektivin për mbijetesën. Një synim tek i cili, përtej paragjykimeve të atyre që janë jashtë ekipit, aty në Roza Haxhiu besojnë se nuk është i paarritshëm.

Paraqitjet e fundit janë konfirmimi. Viti 2018 nisi me dy barazime, fillimisht në Durrës përballë Teutës, një prej rivalëve direkt për mbijetesën të cilëve deri më tani u kanë marrë 4 pikë dhe së fundmi ndaj Luftëtarit, skuadër që kërkon mbijetesën, por mban edhe një sy nga zona europiane.Duke i shtuar dy pikëve të para edhe fitoren 3-1 të regjistruar gjatë dhjetorit të kaluar në Kukës, përballë kampionëve në fuqi, në Lushnje i kanë të gjitha arsyet përse nuk duhet të dorëzohen. Në këtë kampionat, një fitore mund të shërbejë për të ndryshuar gjithë fatin e edicionit. Ose të paktën të vazhdojnë ta mbajnë garën interesante, deri në fund të sezonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) 10 golashënuesit më të mirë në Europë. Zhduket Ronaldo, befasi kush kryeson...
Previous article LAJM I FUNDIT/ Zgjidhen anëtarët për KLP e KLGJ. Këta janë EMRAT

Q.Autor

Postime të ngjashme

JASHTË PLANEVE TË INTERIT/ Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A Futboll

JASHTË PLANEVE TË INTERIT/ Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

ARRIHET AKORDI/ Jasir Asani rikthehet në Iran, zbulohet e ardhmja e “sallaksit” kuqezi Futboll

ARRIHET AKORDI/ Jasir Asani rikthehet në Iran, zbulohet e ardhmja e “sallaksit” kuqezi

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve Futboll

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT