• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Prindër, gjërat e rëndësishme që duhet patjetër t’ia mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç
Home
Lifestyle
Prindërimi

Prindër, gjërat e rëndësishme që duhet patjetër t’ia mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç

6 February, 2018 Q.Autor Lifestyle, Prindërimi

Kur bëhesh prind, ke një përgjegjësi shumë të madhe pasi je përgjegjës për të ardhmen e fëmijës.
Gjithkush dëshiron që fëmija e tij të jenë i mirë, i ndershëm, dashamirës dhe të guximshëm. Megjithatë, këto cilësi nuk formohen nga “asgjëja”.

Një edukim dhe një shembull i mirë në familje janë çelësat e suksesit për çdo prind.

Duhet të respektosh si vajzat ashtu edhe djemtë. Ata janë të barabartë
Respekti për të tjerët është një tipar i rëndësishëm që fëmija juaj duhet ta fitojë, duke përfshirë respektimin e fëmijëve të tjerë të së njëjtës moshë, pavarësisht nga gjinia.

Mos ki frikë të bësh gabime
Të mësosh nga gabimet e dikujt është një talent i rrallë. Është gjithashtu e rëndësishme të mësosh nga dështimet e tua. Fëmija juaj nuk duhet të ketë frikë të humbasë ose të bëjë gabime.

Dituria është më e rëndësishme sesa notat

Ndonjëherë prindërit zemërohen shumë me notat që nuk i përmbushin pritshmëritë e tyre. Megjithatë, një notë e mirë jo domosdoshmërisht përkthehet në njohuri të mira. Ju duhet të mësoni fëmijën tuaj se dituria është më e rëndësishme se notat.

Unë nuk jam ‘armiku’ yt, më kërko ndihmë sa herë të kesh nevojë
Të bëhesh mik me fëmijën tënd nuk është aspak e lehtë, veçanërisht nëse ai ose ajo ka miq e tij. Mos ji shumë e rreptë. Tregojini fëmijës suaj se mund të ketë besim tek ju dhe përpiquni që t’i shmangni leksionet e gjata.

Këtu nuk ke të drejtë dhe unë nuk të “mbroj”
Disa prindër tregojnë më shumë respekt për mësuesit apo njerëzit e tjerë se sa për fëmijën e tyre. Kjo mund të jetë një arsye për pasiguritë e ardhshme dhe një paaftësi për të besuar në vetëvete tëk fëmija juaj. Shpjegoni fëmijës tuaj se ju e respektoni atë dhe se nuk po përpiqeni ta “poshtëroni” përpara të tjerëve, por në këtë rast mësuesi ose personat e tjerë kanë të drejtë dhe jo ata.

Mos bëj diçka që nuk të pëlqen vetëm se ashtu të thonë shokët
Fëmijët mendojnë se popullariteti në shoqëri është shumë i rëndësishëm dhe ata bëjnë çmos për ta marrë atë. Përdorni shembullin tuaj personal për t’i treguar fëmijës se të qenit i ndershëm dhe i respektuar është më i vlefshëm sesa të jesh në vëmendjen e shokëve duke bërë gjëra të gabuara.

Nëse nuk kupton diçka në mësim, pyet
Të pyesësh është mëse normale. Mësojini fëmijës suaj se të bëjë pyetje është më e mirë sesa të pretendojë se i kupton gjithçka. Fëmijëria është koha më e mirë për të mësuar sa më shumë.

Nëse nuk ndihesh mirë, thuaji mësuesit
Një fëmijë nuk duhet të ketë frikë të flasë për çështje shëndetësore. Shëndeti është më i rëndësishëm se notat ose zemërimi i një mësuesi. Sigurohuni që fëmija juaj ta di këtë me siguri.

Respekto ambjentin 
Sa shpesh ankohemi për rrugët e pista apo lile të këputura? Respekti për natyrën duhet të fillojë që në shtëpi. Filloni me veten, dhe pastaj kultivoni këtë cilësi tek fëmija juaj. Në këtë rast, rezultati do të ishte mjaft i dukshëm.

Mëso të thuash “jo”
Mësoji fëmijës tuaj të thotë “jo” të rriturve, mësuesit, dhe madje edhe vetes. Ju dëshironi të ndërtoni një njeri me personalitet të fortë, jo një person që u bindet të gjithë pavarësisht atyre që u thonë. Aftësia për të thënë “jo” do jetë shumë e rëndësishme kur ata të rriten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 rastet kur prindërit bëhen ‘shkaktarë’ për dëmtimin serioz të fëmijës
Previous article Përse fëmijët gënjejnë prindërit? Disa këshilla si të silleni në këto raste

Q.Autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT