Me masa te larta sigurie, behet gati fillimi i senaces per vleresimin e mases se arretit per te arrestuarit nen akuzen e organizimit dhe ekzekutimit te Devi Kasmit, ne nje atentat mafioz ne Tirane.
Ngjarja ka ndodhur plot nje jave me pare, te henen e kaluar, ne zonen e njohur si Rruga Bardhyl.
Mesohet se SOT ne oren 14.30 ne Gjykaten e shkalles se pare per Krime te Rende, afer Burgut 313 ne Tirane, do te zhvillohet seanca per te akuzuarit e ngjarjes se bujshme.
Vleresimi i mases se arrestit ne kete seance do te zhvillohet per te arrestuarit:
• Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
• Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
• Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
• Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Prokuroria pritet te kerkoje masen e “arrestit me burg” per te gjithe te arrestuarit. Me pas Gjykata do te vleresoje e do te japi vendimin e vet, mbi bazen e provave te te dyja paleve. Me shume gjasa, edhe gjykata do te firmosi arrestin me burg per ta, por duhet pritur derisa gjithcka te zyrtarizohet.
Deklarata e plotë e policise për operacionin e arrestimeve:
Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”.
Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.
Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.
Alpenews.al


