• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Griezmann tek Barcelona, ja cili futbollist po e pengon këtë transferim
Home
Futboll

Griezmann tek Barcelona, ja cili futbollist po e pengon këtë transferim

5 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Barcelona dëshiron të bëjë bashkë Griezmann dhe Messi në sezonin e ardhshëm, me gjigandët e La Liga-s duke menduar për marrëveshjen e transferimit veror, prej 89 milionë £. Ernesto Valverde e ka mjaft për qejf sulmuesin francez, do ta donte në dispozicion të tij, edhe pse janë bërë përforcime të tilla si Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho në shtatë muajt e fundit.

Trajneri i Barcelonës thuhet që mendon se më shumë prurje cilësore janë të nevojshme, nëse klubi katalanas do të vazhdojë të sfidojë për trofe të mëdhenj në planet. Spanjollja “Don Balon” pretendon se Griezmann ka frikë se lëvizja e tij drejt Barcelonës nuk mund të ndodhë për shkak të yllit të klubit katalanas, Lionel Messi.

Argjentinasi ndërkombëtar mendon se ardhja e francezit të Atletico Madrid mund të ketë pasoja të këqija për Luis Suarez. Ky i fundit është kthyer së fundi në formë, pasi ka luftuar për këtë në fillim të sezonit. Uruguajani ka grumbulluar 19 gola në 30 ndeshje të luajtura deri më tani gjatë sezonit, teksa ishte përcaktues në fitoren 1-0 të Kupës së Mbretit ndaj Valencias, të enjten e kaluar.

Megjithatë, në moshën 31-vjeçare, karriera e tij afatgjatë te Barcelona është në dyshim. Por “Don Balon” thotë se Griezmann ka frikë se Messi dëshiron që Suarez të qëndrojë në “Camp Nou” për aq kohë sa të jetë e mundur. Ish-ylli i Liverpoll ka të ngjarë të jetë shkaku që Griezmann të mos arrijë te Blaugranët.

Gjithashtu, kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, thuhet se ka një problem me nënshkrimin potencial të francezit. Përflitet se ai mendon që do të ishte më mirë t’i investonte paratë në fusha të tjera. Ai, gjithashtu, mendon se klubi po humbet identitetin e vet duke shpenzuar kaq shumë në kohët e fundit. Dembele erdhi në verë për 120 milionë £, para se Barcelona të blinte edhe Coutinhon për 142 milionë £, muajin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti dhe familja Saraçi bëhen bashkë! Zbulohet një detaj i veçantë (FOTO)
Previous article Opozita zbret sërish në shesh/ Zbulohen data dhe strategjia se si do të organizohen protestat e reja

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT