• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Do të ndihesh më i lumtur nëse bën këto 3 gjëra çdo ditë
Home
Jetë

Do të ndihesh më i lumtur nëse bën këto 3 gjëra çdo ditë

5 February, 2018 luljetaautor Jetë

Nëse ka një gjë që duam të gjithë, është të jemi të lumtur. Mund të themi se gjithë kohës jemi në kërkim të saj. Por ndonjëherë lumturia mund të jetë e vështirë për t’u arritur, sidomos kur ke një ditë të keqe. Mos u shqetësoni, të gjithë kalojmë nga ato ditët që ndihemi sikur asgjë nuk do të rregullohet.

Sa më shumë kohë kaloni duke njohur veten, aq më shumë mund të kuptoni se lumturia është një zgjedhje.

Kështu që nëse doni të ndiheni të lumtur, thjesht ndiqni këto 3 këshilla:

Hapi i parë: Fillo të besosh
Mund të bësh gjithçka. Është mendja, trupi dhe zgjedhja jote. Ndonjëherë gjërat mund të shkojnë keq, por është mënyra sesi reagon ndaj tyre, që tregon shumë për ty. Beso që qielli është limiti, ajo që të pengon është një test dhe nuk ka asgjë që nuk mund ta kapërcesh. Ajo që është keq tani, nuk do të zgjasë gjithmonë. Nis duke kuptuar, që gjërat nuk do të jenë 100% okej gjatë gjithë kohës dhe parashikoje këtë.

Hapi i dytë: Vendos një perspektivë
Një nga truket është ta vendosësh jetën në perspektivë. Sa herë që diçka nuk shkon mirë, gjithmonë mendo se mund të bëhet edhe më keq. Sepse mundet. Kur mendon për botën dhe të gjitha padrejtësitë e saj, mund të bëjë që problemet e tua të duken kaq të vogla në krahasim me të. Ajo që ndjen është e justifikuar, por ji mirënjohës që u zgjove këtë mëngjes.

 

Shikoj rreth meje dhe shiko atë që është para meje. Ke një çati mbi kokë, familjen që të mbështet dhe miqtë që të mbushin me gëzim. Kujto gjithmonë që ke dikë apo diçka dhe përqendrohu në të. Duke qenë mirënjohës për atë që ke, nuk do të përqendrohesh në atë që nuk ke. Është e lehtë të harrohesh mes ëndrrave, por duke u përqendruar në atë që të mungon, harron të numërosh bekimet e tua.

Hapi i tretë: Mendon për jetën tënde
Nëse diçka vazhdimisht të ul poshtë, qoftë puna ose një mik, atëherë është koha të marrësh disa vendime të vështira. Në mënyrë që të jesh i lumtur, duhet të shikosh vazhdimisht jetën tënde dhe t’i lësh gjërat që të bëjnë të pakënaqur dhe të tërheqin pas. Procesi i braktisjes mund të sjellë pakënaqësi, por kalon shpejt. Sepse në fund, do të jesh shumë më i lumtur.

Edhe diçka aq e thjeshtë, sa të zgjohesh herët në mëngjes mund të bëjë të ndihesh më mirë. Studimet tregojnë se ata që zgjohen shpejt janë më të motivuar, të fokusuar dhe kanë shëndet mendor më të mirë.

Pra, duhet të bësh një vështrim mbi situatën tënde dhe të mendosh se çfarë mund të ndryshosh për ta përmirësuar. Në këtë mënyrë, jeta jote jo vetëm që do të jetë më e lehtë, por më e lumtur.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klopp: Po të them çfarë mendoj, do të paguaja gjobën më të lartë në historinë e futbollit
Previous article Fansi i zjarrtë planifikoi të rrëmbente Lana Del Rey-n! Këngëtarja shpëtohet nga policia

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT