Ministri i Jashtem i Shqiperise do te jete sot ne oren 11.00 perpara nje auditori me studente, per te bashkebiseduar me ta, rreth detajeve te bisedimeve per marreveshjen e re mes Tiranes dhe Athines.
Marreveshja qe po negociohet ende prej shume vitesh, e qe pritet te konkludohet ne nje marreveshje strategjike qe pritet te firmoset nga dy kryeministrat Rama dhe Cipras, besohet se mund te zgjidhe pjesen me te madhe te problematikave mbi 70 vjecare ne marredheniet mes dy fqinjeve ballkanike.
Dy komisione teknike te dyja vendeve, me eksperte nga ministrite e puneve te jashtme respektive, kane punuar prej vitesh mbi termat teknike te marreveshjes.
Ne 10 nentorin e kaluar ne Krete dhe sefundi, ne janar ne Korçe, ne bisedimet bilaterale, moren pjese edhe dy ministrat e jashtem te te dyja vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikoz Kotzias.
Kryeministri Rama dhe Cipras, u takuan ne Davos gjate diteve te forumit te lidereve boterore ne Zvicer dhe ku pranuan se ecuria e negociatave eshte pozitive dhe se pritet qe te konkuldohet ne vijimesi.
Por, detajet teknike te disa çeshtjeve ende te pazbardhura e te paperfunduara te marreveshjes kane ngjallur debate here here me tone te ashpra nga lideret politike te opozites dhe te partise PDIU.
Per keto, Bushati do flasi per te hedhur me shume drite rreth negociatave, ne takimin qe do te transmetohet live edhe nga ERTV ne Facebookun zyrtar te Kryeministrit Rama.
Alpenews.al


