• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Policia e së ardhmes”/ Ford prezanton projektin
Home
Teknologji

“Policia e së ardhmes”/ Ford prezanton projektin

5 February, 2018 luljetaautor Teknologji

Ford ka paraqitur patentën për prodhimin e një motori të ri policie, por pa shofer, pra pa polic. Motori do të kontrollojë trafikun, gjobat dhe do të jetë i pari i këtij lloji që vepron bazuar mbi inteligjencën artificiale.

E prodhuar nga Charles Bombardier, motori “Driverless” së shpejti do të mund të regjistrohet në radhët e policisë rrugore. Ideja e kompanisë “Ford” u konkretizua me 18 janar me aplikimin për patentën e motorit të parë robotik në radhët e policisë rrugore. Siç përshkruhet në dokument, motori do të jetë krah ekzekutiv i një sistemi kompleks të survejimit të trafikut digjital. Shkelja do të sinjalizohet në robotin më të afërt, i cili, nëse është e nevojshme, do të fillojë ndjekjen e fajtorit, ta ndalojë atë dhe ta njoftojë për shkeljen.

Roboti i drejtimit do të jetë në gjendje të ketë qasje në të gjitha bazat e të dhënave për të cilat oficerët e zbatimit të ligjit normalisht kanë qasje, si dhe ndaj kontrollit të targave të makinave dhe dokumenteve. Në rast të shkeljeve të trafikut rrugor, një sensor i sofistikuar dhe sistemi i kamerave të sigurisë paralajmëron shoferin dhe, nëse shoferi vendos të mos ndalojë dhe të zgjedhë rrugën për të ikur, roboti i timonit do të jetë në gjendje të kryejë një ose më shumë veprime kundër automjetit që po largohet.

Motori robotik nuk është tentativa e parë e përfshirjes së inteligjencës artificiale në forcat policore. Nëntorin që kaloi qeveria kineze lajmëroi hapjen e një zyre policie e gjitha e automatizuar dhe pa asnjë personel në qytetin Wuhan.

Stacioni i ri i policisë qëndron hapur 24 orë non stop dhe trajton çështje të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me makinat si regjistrimin e makinave deri dhe testimin virtual për t’u pajisur me patentë. Projekti është pjesë e një plani ambicioz të qeverisë kineze për të automatizuar në pjesë të forcave policore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të fitosh vetëm duke ecur! Ja aplikacioni më i ri që do t'ju vijë në ndihmë...
Previous article Bëri 8 vite burg dhe ngeli me arrest shtëpie por 46 vjeçarit nga Vlora nuk iu durua më shumë dhe...

luljetaautor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT