Pas kallëzimit të bërë për kreun e ARSH, Dashamir Xhika, për shkak se i shkaktoi shtetit një dem prej 4,5 milionë eurosh, si pasoje e shkeljeve me tenderët në disa akse, një tjetër drejtor i ARRSH-së është vene në pranga sot.
Behet fjale për Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit “Ndërtimi i Rrugës Tiranë-Elbasan”, në ARRSH, Aksel Qorduka, i cili sipas KLSH-së nga auditimet rezulton se ka keq menaxhuar fonde të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe ka kryer pagesa ndaj kontraktorëve privatë në kundërshtim me kontratën e punimeve, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë mbi 2,4 milionë dollarë.
Po ashtu ka bërë shpenzime jo në përputhje me parimet e efektivitetit, efiçiencës dhe ekonomicitetit me vlerë mbi 4 milionë dollarë. Pra ne total, akuza ndaj tij shkon ne shumen e 6.4 milione dollareve.
Pas auditimeve që janë kryer, auditime në periudhën nga qershori 2014 deri në qershor 2016, KLSH ka konstatuar parregullsi në lidhje me përcaktimet e bëra në kontratat e konsulencës si dhe ato të punimeve civile, për sa i përket kryerjes së pagesave për punime të parealizuara, ndryshime të projektit të shoqëruara me rritje fiktive të çmimeve etj .
Sipas Kontrollit të Larte të Shtetit nga auditimi i punimeve që po realizohen në Usekun e Mulletit, kanë rezultuar difektoze disa nga punimet e realizuara nga kontraktori, duke rrezikuar shembjen e skarpateve, në momentin e vënies në funksionim të rrugës.
Postime në Facebook:
Përgatiti: AlpeNews.al





