• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Dyshime për doping/ FIFA nis hetimin për lojtarët e Kombëtares së Rusisë
Home
Sport

Dyshime për doping/ FIFA nis hetimin për lojtarët e Kombëtares së Rusisë

4 February, 2018 Q.Autor Sport

Pas problemeve me doping të disa sportistëve në Rusi, kjo ka vazhduar edhe me futbollistët e ndryshëm të Kombëtares së vendit organizator të Botërorit 2018.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit vendosi të hapë hetime mbi skuadrën përfaqësuese ruse në futboll, për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi për përdorim dopingu, një skandal ky që e kërcënon ndjeshëm Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë vit në Rusi.

Anëtarë të bordit drejtues të qeverisë së futbollit botëror kanë konfirmuar bashkëpunimin me Grigory Rodchenkov, ish-kreun e laboratorit antidoping të Moskës, që zbuloi skandalin e dopingut në Rusi në Lojërat Olimpike Dimërore të Sochit në vitin 2014.

Avokati i Rodchenkov, Jim Walden, ka deklaruar se klienti i tij dhe FIFA kanë nisur tashmë punën për mbledhjen e provave kundër futbollistëve, të cilët më parë kanë dëshmuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër sportistëve rusë të Lojërave Dimërore të vitit 2014, me këta të fundit që kishin apeluar dënimin me pezullim.

Ditë më parë, Rodchenkov kishte folur për dopingun rus edhe për skuadrën përfaqësuese për Botërorin 2014, duke shtuar se u bë pjesë e një skeme për të fshehur testet pozitive me doping të futbollistëve.

Gjatë kësaj jave, CAS-i me seli në Lozanë ktheu vendimin për pezullim të përjetshëm të 28 sportistëve rusë dhe reduktoi dënimin e 11 sportistëve të tjerë.

Megjithatë, skandali nuk mbyllet, pasi rezulton se kanë dalë prova edhe ndaj futbollistëve të Rusisë.

Mësohet se Richard McLaren, hetuesi privat i caktuar nga WADA ka zbuluar se, dyshohet fshehja e testeve pozitive për 34 futbollistë të Rusisë.

Mbi FIFA-n u rrit presioni për të nisur hetimet në lidhje me dopingun rus edhe në futboll.

Ndërkohë, Agjencia Botërore e Antidopingut konfirmoi për “Daily Mail” se, futbollistët rusë do të testohen për të parë nëse ka pasur shkëmbime të analizave të tyre nga agjentët e shërbimit rus të sigurimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heroi Asani: I prisja golat, Partizani drejt zonën europiane
Previous article Çantat dhe çizmet e reja nga LOUIS VUITTON janë gjithçka na duhet në jetë! (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT