• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama kërkoi llogari për Himarën, Berisha i nxjerr një video në Kuvend
Home
Shqipëri

Rama kërkoi llogari për Himarën, Berisha i nxjerr një video në Kuvend

2 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës vazhdimisht ditën e sotme në Kuvend llogari për Himarën, deputeti i PD, Sali Berisha nxorri një video në iPad-in e tij.

“Dua t’i tregoj Noriegës se përsa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtë zotëri, ky është Rama duke mbajtur fjalim për Papandreun, antishqiptarin më të madh të rajonit.

Për marrëveshjen e detit do të them kaq, bëre gjithçka me para e korrupsion, anulove një marrëveshje e cila në 1000 gjykata po të dalë …..(Ruçi i ndërpret fjalën).

Më herët Rama e zhvendosi debatin tek çështja e Himarës, por së bashku me kreun e PD, Lulzim Basha përfunduan në batuta, duke folur për domate, kastraveca dhe karrota.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha në asnjë moment nuk i jep përgjigje për çështjen e Himarës, por vijon me akuzat e lidhjes së qeverisë me drogën e krimin.

“Kushdo që e ka ndjekur sot parlamentin e kupton fare mirë sikletin e Ramës, sikleti që e futi në këtë sallë, kriminelët dhe bandat e drogës. Ky që nuk donte aleatë në prehër, sot nuk e ka krimin në prehër, është vetë krimi. Nuk merr asnjë vendim dot për këtë vend ky pa u konsultuar me kriminelët.  Atyre që u ke prishur shtëpitë, i ke lënë në rrugë. Po a dhimbsen këtij? Jo, se ky për vete ka substanca të tjera për t’u ngrohur. Në të gjithë Shqipërinë ta kanë pirë ujin, s’të beson më njeri. Ti je përgjegjësi dhe autori i një ekonomie në krizë që nuk prodhon asgjë, përveç drogës. Ke marrë peng qytetarët, votat dhe vendin me kriminelët. Nuk mund të them se PS ka qëllime anti-kombëtare, se kam miq në PS po aq të revoltuar sa unë. Por je ti, vetëm ti shkaktari. I le shqiptarët pa punë, pa drita, pa rend, që ti dhe krimi të keni 1.3 miliard të ardhura në vit. Je episodi më i zi në 27 vite,” tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkencëtarët: Alienët mund të ngjasojnë me njeriun
Previous article Ndërtimi i 4 shkollave të reja, fund mësimi me dy turne

Redaktor2

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT