• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË MIRDITË/ Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar QEVERINË për një ankesë personale (VIDEO)
Home
Shqipëri

RAMA NË MIRDITË/ Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar QEVERINË për një ankesë personale (VIDEO)

4 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Mirditë ku ka vizituar Qendrën Shëndetësore të Domgjonit pas një ankese në platformën e bashkëqeverisjes.

Ka qenë një qytetar që ka denoncuar faktin se në këtë qendër Shëndetësore nuk ishte lidhur energjia elektrike, por pas këtij denoncimi janë zbuluar se vetëm në Mirditë ishin pa energji elektrike 30 qendra shëndetësore e akoma më keq sipas kryeministrit qindra mijëra në të gjithë Shqipërinë.

Ai tha se u desh informacioni nga një qytetar pasi nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit parësor nuk ka ardhur ky informacion me vite. Rama e quajti shprehje flagrante të degradimit të shtetit nga politika e tepsisë.

“Mjaftoi ankesa e një qytetari në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, që jo vetëm të bëhej lidhja me energjinë në ambulancën e largët të fshatit Domgjon, po që edhe të zbulohej një fenomen shumëvjeçar i qendrave shëndetësore të palidhura kurrë më energjinë në zona të ndryshme rurale. Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar direkt qeverinë për një ankesë personale apo lidhur me komunitetin dhe në vetëm 10 ditë vjen përgjigjja zyrtare✌🇦🇱”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa më tej ai deklaroi se megjithëse u duk si absurditet ky informacion, doli të ishte një situatë e pabesueshme por realiteti.

“Në fakt ne erdhëm këtu sot jo sepse është bërë ndonjë çudi apo sepse u zgjidh një rast pasi në platformën e bashkëqeverisjes që ka vetëm 3 muaj që është ndezur si ekran për të gjithë qytetarët janë zgjidhur mijëra raste por erdhëm këtu sepse u desh një qytetar që mori vesh se nuk është lidhur akoma energjia elektrike. Në fillim u duk si absurditet pastaj kur u futëm më thellë, ministrja u angazhua vetë, zbuluam një situatë të pabesueshme që nuk ishte vetëm kjo qendër por ishin 30 Qendra Shëndetësore në Mirditë që nuk ishin bërë lidhje me energjinë elektrike dhe disa qindra mijëra Qendra Shëndetësore nëpër Shqipëri që nuk kishin bërë lidhje. Një gjë e qartë që tregon se sa shumë punë kemi për të bërë shtetin. Ne kemi Drejtori Rajonale të shërbimit Parësor por kur vjen një informacion i tillë na ka munguar me vite. Ky është realiteti, s’kemi çfarë të fshehim. Shprehje flagrante e degradimit të shtetit nga politika e tepsisë. Shko drejtor ti aty, ti këtu dhe drejtori e ka pas mendjen për punët e veta. Ne po bëjmë diçka që erdhi si rezultat i ankesës së një njeriu. Platforma e bashkëqeverisjes funksionin. Koha kur qytetari trajtohej keq dhe nuk kish xhami e kishë ku të falej ka mbaruar”, deklaroi kryeministri.

ERTV Live😊:Mjaftoi ankesa e një qytetari në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, që jo vetëm të bëhej lidhja me energjinë në ambulancën e largët të fshatit Domgjon, po që edhe të zbulohej një fenomen shumëvjeçar i qendrave shëndetësore të palidhura kurrë më energjinë në zona të ndryshme rurale…Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar direkt qeverinë për një ankesë personale apo lidhur me komunitetin dhe në vetëm 10 ditë vjen përgjigjja zyrtare✌🇦🇱

Posted by Edi Rama on Sunday, February 4, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ledri Vula poston fotografi, po vëmendjen e merr dikush tjetër
Previous article Suso: Milan shumë më i mirë me Gattuson

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT