Policia në Divjakë ka mundur të evakuojë një familje me 10 anëtarë e cila kishte mbetur e bllokuar nga uji.
Evakuimi i familjes është bërë fshatin Çermë e Sipërme në Divjakë.
“Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe administratën e zonave të mbrojtura, u bë e mundur që në fshatin Çermë e Sipërme, të evakuohej familja prej 10 anëtarësh, dhe dërgimi i tyre në një ambient të sigurt”, thotë policia.
Gjithashtu u evakuan edhe bagëtia dhe gjëja e gjallë e kësaj shtëpie.


