Mustafa Imeri, kryefamiljari me tetë fëmijë në shtëpi dhe Bujar Tabulla me tre fëmijë, nuk kanë vënë gjumë në sy gjithë natën. “Kemi parë tmerrin me sy. Vetëm dhera që vinin dhe na merrnin shtëpinë përpara. Kisha hallin e kalamanjve” thotë ai I tmerruar nga ajo që po ndodhte dhe që I dukej si tsunami.
Shtëpitë e tyre gjenden në lagjen Xhermahall në Delvinë dhe sot në mëngjes kanë kërkuar ndihmë emergjente nga kryetari I Bashkisë së Delvinës Rigels Balili I cili ka parë nga afër situatën. Eshtë vendosur menjëherë evakuimi I dy familjeve, pasi nuk dihet sesi do të vijojë moti në ditët në vazhdim. E ndërkohë, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, dheu duket si I ka marrë përpara të dy shtëpitë e tyre të vogla përdhesë njëkatëshe.


