Rasti i dytë brenda pak orëve. Ekzistonte në bashkinë Delvinë një rrugë e shtruar dhe e asfaltuar, por mëngjesin e sotëm rruga është zhdukur, nuk është më.
Rigels Balili, kryetari i Bashkisë Delvinë jep alarmin se lumi Vrizit, në qytetin e Delvinës ka marrë 300 metra asfalt, dhe i ka futur në rrjedhë ndërkohë që ka gërryer edhe 3 kilometra tokë.
Rrjedha e lumit Vrizit, përvec rrugës që lidh qendrën administrative të Vërgoit, ka marrë me vete edhe dy shtëpi, familjet e të cilave janë duke u evakuuar menjëherë nga autoritetet. Ndërkohë pamjet që vijnë nga shtimi I ujrave por edhe nga fshirja e rrugës nga lumi është tragjike.


