Me tone të ashpra, me ndërhyrjen e familjarëve, me nderhyrjen e përfaqësuesve të LSI që e konsideruan politike arrestimin e Dashamir Xhikës, ish-kreut të ARRSH dhe ish drejtorit Andi Toma po zhvillohet seanca gjyqësore në Elbasan.
Avokati Neshat Fana ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi që drejtonte seancën, ndërkohë që debatet mes prokurores Armanda Xhaferri, dhe avokatëve kanë qenë të shumta dhe të ashpra. Prokuroria po kërkon masën e sigurisë arrest me burg për ish-zyrtarët e ARRSH për abuzime në rrugën Elbasan Gjinar, një abuzim prej 5 miliardë lekësh.
Një pjesë e debatit:
Armanda Xhaferri: Çdo gjë është e dokumentuar në fakte dhe prova. Këto ishin këto argumentet kryesore, pa i hyrë themelit sepse të gjitha pretendimet e tyre janë themeli.
Neshat Fana (avokati): A janë provat. Idushe Maliqi (gjyqtare): Zoti avokat, mos më ndërprit fjalën.
Armanda Xhaferri (prokurore): Dosja në fjalë është një dosje voluminoze, dhe në aktet e përcaktimit të masës janë dikumentet bazë që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale. Ju mund të vini kur të doni ti shikoni. Nuk është ky i pari proces gjyqësor që bëhet. Ne sot jemi duke marrë masë për dyshimin e arsyeshëm.
Neshat Fana: Dyshimi i arsyeshëm që ju mendoni është juaji
Armanda Xhaferri: Të gjitha provat janë shprehur në kërkesën për masë sigurie
Neshat Fana: Dakord ca të them unë nuk pranon. Kjo është kërkesa e dorëzuar nga organi i akuzës. Eshtë e rrezikshme për cdo individ kur shteti është gabim, por është e pafalshme, kur shteti ka qellim. Policia ka terrorizuar familjen natën.
(avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares).



