• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Dy veshjet e Elvanës në koncert dhe mesazhi kundër ngacmimeve seksuale
Home
Lifestyle

Dy veshjet e Elvanës në koncert dhe mesazhi kundër ngacmimeve seksuale

4 February, 2018 k.autor Lifestyle

Mbrëmë, Elvana Gjata mbajti koncertin e saj të parë recital dhe çdo detaj që erdhi nga eventi, ishte i mezi pritur. Përfshirë këtu edhe paraqitjen e këngëtares shqiptare!

Fotot e publikuara nga disa prej miqve të Elvanës, zbuluan se ajo mund të ketë ndërruar dy veshje, një kostum të zi dhe një fustan të kuq.

Ndërsa ka pozuar me disa prej të ftuarve të koncertit të saj, Elvana u shfaq me një fustan të kuq kadife, me detajin e të çarës në njërën anë. Fustani i përshtatej kaq bukur këngëtares, teksa tregonte format e saj dhe detaji i rripit, theksonte belin.

 

Ajo kishte zgjedhur ta kombinonte fustanin me sandale gjithashtu të kuqe. Elvana ka dëshmuar më herët se kjo është një prej ngjyrave të saj të preferuara.

Ende nuk dihet se kush e ka dizajnuar, por në listë mund të jetë edhe emri i Valdrin Sahitit, pasi këngëtarja ia ka besuar shpesh pamjen këtij të fundit.

 

Në një foto ku pozon në mes të orkestrës, Elvana Gjata shfaqet me një kostum të zi, të veshur pa këmishë, por vëmendjen e tërheq trëndafioli i bardhë, që mban në të majtën e saj.

Duket se edhe ajo është solidarizuar me viktimat e ngacmimit seksual, duke iu bashkuar nismës së të ftuarve në “Grammy Awards”, ku të gjithë u shfaqën me trëndafila të bardhë në tapetin e kuq.

 

Vendimi për të zgjedhur një trëndafil të bardhë si simbol të lëvizjes, sipas “Huffington Post” erdhi sepse, “historikisht kjo lule ka qëndruar për shpresën, paqen dhe rezistencën”.

Me siguri edhe Elvana donte të përcillte të njëjtin mesazh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ Del nga shtrati edhe lumi Erzen. Ja pasojat (FOTO+VIDEO)
Previous article Vetë tre faqe e gjysëm dokument dhe po trondit politikën e SHBA. Çfarë përmban raporti Nunes?

k.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT