Hoxha thotë se është e pamundur që Mario Meshini të jetë bashkëpunëtor në vrasje, sepse prova e parë që do kishte zhdukur nga vendngjarja do ishte celulari i Kasmit, brenda të cilit janë gjetur “thesare” siç u shpreh Hoxha.
“Nëse do ishte pjesë e grupit Mario do i merrte celularin. Policia ka gjetur aty kontakte shumë të rëndësishme, madje edhe numra të oficerëve të policisë së shtetit dhe personazhe të gjyqësorit. Mund të them se edhe një emër i njohur në kryeqytet i arrestuar për implikim në droga të forta është kapur pikërisht nga të dhënat në celularin e Devi Kasmit”,- u shpreh.
E sa për Konjarin e armiqësitë e vjetra me të, Hoxha shton se Devi Kasmi e dinte që ai nuk ndodhej në Shqipëri, e për këtë kishte ulur edhe vigjilencën.
“Policia ndjehej në presion dhe i hodhi medias një version, pra përmendi emrin e Domart Konjarit, u shkua qëllimisht aty. Unë kam thënë që pas vrasja s;ka lidhje me ngjarjet e bandave të vjetra të rrugës Bardhyl…Prej 6 muajsh Kasmi ishte i informuar, ishte pak më i qetë se kishte informacione të saktë se Domart Konjari nuk ndodhej në Shqipëri”,- sqaroi Hoxha.
Keto dite ka patur disa operacione policore njeri pas tjetrit duke nisur nga Tirana ne te pakten 2-3 raste e deri ne Shkoder oret e fundit, ku jane kapur grupe te rendesishme te krimit qe trafikojne lende te forta narkotike, kryesisht kokaine.
Dyshohet se shkak per kete informacion dhe si indicie, mund te kene sherbyer te dhenat e gjetura ne celularin e Devi Kasmit.
Ne ditet ne vijim, priten goditje te tjera ne kete treg, perfshi edhe nje grup shume te rrezikshem.


