• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERO BAZE/ Hetimet mbi “Rapiscan Albania” dhe një 2 milionë USD pa adresë
Home
Blog

MERO BAZE/ Hetimet mbi “Rapiscan Albania” dhe një 2 milionë USD pa adresë

3 February, 2018 Redaktor1 Blog

Agjencia e pavarur federale amerikane SEC, e cila mbron investitorët amerikanë nga mashtrimet që mund të bëhen në tregun e aksioneve në bursë, ka nisur hetimin ndaj kompanisë Rapiscan, që ka marrë koncesionin e skanimit në doganat shqiptare në vitin 2013 nga qeveria “Berisha”.

Hetimi ka nisur për shkak të dyshimeve që ekzistojnë, se kompania ka mashtruar në bursë për vlerën e investimit në Shqipëri, pasi është provuar se disa muaj pas lidhjes së kontratës, në një projekt që konsiderohej 250 milionë dollarë, kompania shiti 49 për qind të aksioneve për vetëm 4.5 dollarë.

Investigatorët amerikanë, që nuk po i ndahen këtij skandali, dyshojnë se transaksioni është mbulesë për politikanët e korruptuar shqiptarë, që kanë dhënë koncesionin, dhe se investitorët e Rapiscanit mund të jenë mashtruar në bursë.

Por tani që agjencia federale nisi hetimin zyrtarisht ndaj tyre, Prokuroria shqiptare duhet të nisë hetimin paralel në Tiranë, pasi skandali i transaksionit të 49 për qind të aksioneve, është në themel të hetimit federal që ka nisur në SHBA.

Por, për t’i orientuar më qartë prokurorët shqiptarë, po rendis më poshtë disa fakte që çojnë dyshime të besueshme, se sa ka qenë pagesa nën dorë e politikës dhe se si mund të kenë lëvizur paratë.

Në intervistën e një prej investigatorëve më këmbëngulës ndaj këtij skandali, Carson Block, në “Zërin e Amerikës”, thuhet se investitori shqiptar që bleu 49 për qind të aksioneve me 4.5 dollarë gjithësej, ka depozituar në një bank të nivelit të dytë në Shqipëri këto aksione si kolateral dhe ka marrë një kredi 2 milion dollarë. Pra, një biznesmen pasi blen gjysmën e një kompanie 4.5 dollarë, e depoziton atë kontratë në një bankë dhe merr 2 milionë dollarë në shkëmbim të koleteralit që lë. E thënë më trashë, me 4.5 dollarë merr 2 milion dollarë.

Së pari, Prokuroria të ndjekë rrugën e këtyre 2 milion dollarëve, pas daljes nga BKT, dhe të hetojë shkëmbimin e çuditshëm të tyre si kolateral të 49 për qind të aksioneve, blerë me 4.5 dollarë.

Në vitin 2013, kjo kompani kishte një kapital 20 mijë lekë, ndërsa në vitin 2016 e ka rritur kapitalin në 70 milionë lekë, ndërkohë që Rapiscan Albania (S2 Albania) ka regjistruar vetëm humbje në vitet 2013 deri 2016.

Edhe këtu duhen hetuar manovrat fiskale, pasi nga një anë kemi humbje, nga ana tjetër rritje kapitali.

Nga ana tjetër, koncesioni ka pasur kusht miratimin e transferimit të kuotave nga autoriteti shtetëror i transferimit të pasurisë, që varet nga Ministria e Financave. Njësoj siç sot po heton në SHBA, një agjenci federale, njësoj në Shqipëri duhen hetuar këto agjenci që pranuan këtë transfetë të pabesueshme të një kontrate koncesionare, e cila prodhoi 2 milion dollarë cash, vetëm nga hipotekimi, dhe vleu teorikisht për investitorët e bursës 120 milion dollarë.

Duke ndjekur paratë, ndoshta është më lehtë të arrihet tek njerëzit që e prodhuan këtë histori korrupsioni, e cila tani mund të vijë si furtunë nga SHBA mbi ish- qeveritarët shqiptarë. Është një rast klasik, se si një shoqëri e korruptuar dëmton lirinë ekonomike dhe krijon pasiguri edhe për qytetarët e një vendi tërësisht të lirë dhe me shtet të fort ligjor, si SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Levante befason Realin, barazohen shifrat
Previous article Lajm i keq për gjithë njerëzimin/ Shkencëtarët: Fundi i botës është afër

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT